Ulen për disa cent çmimet e derivateve në Kosovë
30 maj 2026
| 08:19
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.
Sipas njoftimit të MINT, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.52 euro, duke shënuar ulje prej tre centësh krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmimin 1.43 euro për litër, ndërsa gazi do të kushtojë 0.74 euro për litër.




