Dogana zbulon 50 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit të autobusit të linjës Itali-Kosovë

04 tetor 2026 | 11:38

Zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me oficerët doganorë dhe policorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, kanë zbuluar 50 mijë euro të fshehura dhe të padeklaruara.

Sipas Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli të detajuar në hyrje të Republikës së Kosovës, në një autobus të linjës Itali – Kosovë, në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit janë gjetur 50 mijë euro, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Dogana ka rikujtuar se, bazuar në nenin 33, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10 mijë euro ose më shumë, apo ekuivalentin në valutë të huaj, është i obliguar t’i deklarojë me shkrim pranë zyrtarëve doganorë.

Deklarimi duhet të përfshijë shumën e parave dhe burimin e tyre të verifikueshëm.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit dhe parandalimin e bartjes së padeklaruar të mjeteve monetare përtej kufirit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një vendim gjykate që mendon se e përmbys historinë e…