Ramë Bislimi, kandidati me numër 97 i AAK-së: Nga tradita atdhetare drejt Kuvendit të Kosovës

30 maj 2026 | 17:20

Ramë Bislimi është kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai garon me numrin 97 në listën zgjedhore të kësaj partie.

Ramë Bislimi vjen nga një familje me traditë atdhetare dhe me kontribut të vazhdueshëm për çështjen kombëtare dhe shtetin e Kosovës.

Familja Bislimi ka qenë gjithmonë pranë proceseve të rëndësishme për vendin.

Ramë Bislimi është vëllai i veprimtarit Sali Bislimi, i cili gjatë viteve të fundit ka zhvilluar aktivitete dhe takime me përfaqësues ndërkombëtarë në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së, përmes organizimit dhe hartimit të iniciativave e rezolutave të ndryshme.

Ramë Bislimin ka theksuar vota për të është votë për fuqizimin e shtetit, ruajtjen e trashëgimisë së vlerave të luftës dhe kthimin e besimit të qytetarëve te institucionet e vendit, si dhe ruajtjen e aleancave me aleatët ndërkombëtarë.

Ramë Bislimi aktualisht ushtron edhe funksionin e drejtuesit të degës së AAK-së në Shtime dhe është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
130 dele të familjes Destani në Delloc të Suharekës janë…