Kurti në Bob të Kaçanikut: Kush e punon tokën, shtetin e ka përkrah, për çdo diplomë një vend pune – dronat do t’i kemi “Made in Kosova”

31 maj 2026 | 19:40

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ishte në fshatin Bob të Kaçanikut.

Duke ndarë një video nga vizita atje, Kurti shkroi për zotimet e tij të reja dhe, “donat Made in Kosova”, ndër to.

“Kush e punon tokën, shtetin e ka përkrah. Për çdo diplomë shkolle, një vend pune. Dronat do t’i kemi Made in Kosova – tre lloje i kemi blerë nga shtete partnere, e të katërtin e prodhojmë vetë”, shkroi Kurri.

“Për Kaçanikun përveç stadiumit, restaurojmë shtëpinë në lagjen Kukaj të fshatit Bob, si pikë shtab i UÇK-së. Me 7 qershor, votoni numrin 116, për dinjitet e mirëqenie, siguri, mbrojtje e begati, numrin 116 që është për shtet, e për shtetin për krejt!”, shtoi ai.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Kosova Regensburg kaloi një nga momentet më të vështira…