Fadil Demaku është zëri i Arbërisë së Vogël dhe i krenarisë së Drenicës prandaj në fundjavë secili duhet të votojë
Shkruan: Astrit Gashi
Të dashur qytetarë të Drenasit, e në veçanti të Fortesës, Qëndresës, Baksit, Kodrës, Dodonës, Polluzhës, Likocit, Abrit, Rezistencës, Damanekut, Krajkovës, Shtrubullovës, Bletarit, Likoshanit, Shkabajt, Çikatovës, Drenasit dhe të gjitha mbi 50 fshatrave të komunës sonë!
Sot e ndjej obligim moral dhe kombëtar të ju bej një thirrje që të votoni drejt!
Ju që tradicionalisht i keni besuar PDK-së, mos e humbni mundësinë që ky rajon heroik të mbetet pa asnjë përfaqësues, mos të ju perdorin të tjerët.
Kjo trevë, e njohur si zemra e rezistencës së lavdishme të UÇK-së dhe Arbëria e Vogël e Shaban Polluzhës, meriton zë të fuqishëm dhe përfaqësues që e njohin çdo plagë, sakrificë dhe nevojë të saj.
Në çdo vend demokratik, përfaqësuesit politikë dalin nga trevat që i njohin dhe i mbrojnë më së miri. Prandaj, besoj se Fadil Demaku është përfaqësuesi më i denjë i kësaj zone heroike. Mik, shok dhe njeri i idealit kombëtar, ai ka kapacitetin dhe përgjegjësinë për ta kthyer dinjitetin e munguar të këtij rajoni dhe për t’u kujdesur veçanërisht për familjet e dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve dhe të gjithë qytetarëve dhe atyre qe mendojne ndryshe politikisht!
Çdo votë e kësaj ane duhet të jetë një mesazh i qartë se kjo trevë nuk pranon të mbetet në harresë. Prandaj, ju ftoj që ta mbështesni numrin 19 Fadil Demakun, si zërin më autentik të këtij lokaliteti.
Njëkohësisht, nuk duhet harruar as kontributi dhe mbështetja për kandidatët e tjerë të respektuar: Fatmir Dervishi, një ndër profesorët më të vlerësuar të vendit; Tringa, Altini dhe Isaku, i cili duhet të angazhohet edhe më shumë në mobilizimin e bashkatdhetarëve tanë në diasporë.
Kjo trevë ka dhënë shumë për lirinë. Në Kodrën e Fortesës duhet të ngrihet një obelisk përkujtimor për 30 Prillin 99 ditën më të rëndë të historisë sonë, kur ranë mbi 300 martirë e dëshmorë të kësaj ane. Kujtesa për sakrificën e tyre nuk duhet të zbehet kurrë.
Më fundjavë, dilni dhe votoni. Përfaqësimi nuk dhurohet por fitohet. Zëri i kësaj treve duhet të dëgjohet fuqishëm në institucionet që vendosin për të ardhmen tonë. Mos ju nenshtroni asnje presioni si kudohere gjatë historisë, askush nuk ju përfaqëson me mire së ai që ka lind dhe ka derdhe gjak për këtë tokë.



