Mërgim Pefqeli shpallet ‘Ylli i Javës’ në Superligë

01 qershor 2026 | 12:09

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, që i jepet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e Kosovës.

Për javën e fundit të edicionit, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Dukagjini, Mërgim Pefqeli, i cili është vlerësuar për paraqitjen vendimtare në fitoren 1:0 ndaj FC Ballkani.

Pefqeli ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes, duke i siguruar ekipit të tij tri pikë të rëndësishme.

Vlerësimi, siç ka njoftuar FFK-ja është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së çmimit, Pefqeli është shprehur se ndeshja ndaj Ballkanit ishte një nga më të rëndësishmet e sezonit dhe se skuadra ishte përgatitur maksimalisht për këtë përballje.

“Kjo ka qenë ndeshja më e rëndësishme e sezonit pas finales së Kupës. Ishte një përballje shumë e vështirë dhe e rëndësishme, ndaj gjatë gjithë javës jemi përgatitur maksimalisht, duke e ditur se Ballkani ka qenë një prej pretendentëve kryesorë për titull. Falë përkushtimit të stafit dhe angazhimit të gjithë lojtarëve, arritëm ta fitojmë këtë ndeshje dhe të marrim një rezultat shumë të rëndësishëm. Synimet e KF Dukagjinit për sezonin e ardhshëm janë që të kalojmë të paktën një rund në garat evropiane dhe të synojmë të arrijmë sa më larg në UEFA Conference League. Këtë çmim ia dedikoj vajzës sime, ndërsa edhe festimet e golave i kam dedikuar asaj. Një falënderim të veçantë kam për bashkëlojtarët e mi për mbështetjen dhe punën e madhe gjatë gjithë sezonit. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në të ardhmen”, ka thënë ai ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se…