​Kosova organizon për herë të parë Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit

01 qershor 2026 | 12:16

Federata e Çiklizmit e Kosovës do të mbajë më 3 qershor një konferencë për medie në prag të organizimit të BCU Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit 2026, ngjarje që për herë të parë zhvillohet në Kosovë.

Konferenca do të mbahet nga ora 11:00, ku drejtuesit e federatës do të prezantojnë detaje lidhur me organizimin e kampionatit, përgatitjet teknike dhe operative, si dhe synimet e ekipit përfaqësues të Kosovës në këtë garë.

Në Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit 2026 do të marrin pjesë përfaqësues nga 10 shtete të rajonit, ndërsa organizimi i kësaj ngjarjeje konsiderohet një moment i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e çiklizmit në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka…