60-shja e PDK-së, Besa Ismaili merr pjesë në takimin e Hamzës me bizneset, premton mbështetje për zhvillimin ekonomik

01 qershor 2026 | 17:05

Një takim i gjerë me përfaqësues të bizneseve dhe ekonomistë të njohur është mbajtur të hënën në kuadër të angazhimeve të kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza, ku është diskutuar për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e sektorit privat në Kosovë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kandidatja e PDK-së për deputete, Besa Ismaili, e cila ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit dhe ekspertët e ekonomisë për hartimin e politikave zhvillimore.

Sipas Ismailit, pjesë e takimit ishte edhe babai i saj, të cilin ajo e cilësoi si një ndër kuadrot e para të ekonomistëve në Kosovë.

“Ky takim dëshmoi edhe një herë përkushtimin e Bedri Hamzës për fuqizimin e sektorit privat dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Si kandidate për deputete, zotohem se do të mbështes planin e tij të detajuar për forcimin e ekonomisë në të gjitha sferat, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve të punësimit, fuqizimin ekonomik dhe përkrahjen e projekteve inovative për gratë sipërmarrëse”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”, duke shtuar se zhvillimi ekonomik dhe mbështetja e iniciativave sipërmarrëse mbeten ndër prioritetet kryesore për të ardhmen e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër,…