Hamza: Kosova në krizë, bizneset po mbijetojnë me zor dhe qytetarët po varfërohen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot (e hënë) komunitetin e biznesit.
Hamza ka thënë se ndryshimi fillon me ekonominë, sepse nuk ka zhvillim pa mbështetje për ata që krijojnë vende pune.
Ai ka thënë se Kosova është në krizë dhe bizneset mezi po mbijetojnë, duke shtuar se edhe qytetarët po paguajnë më shumë dhe po jetojnë më keq, sepse kostoja e jetesës është rritur.
“Kosova është në krizë. Bizneset mezi po mbijetojnë. Qytetarët po paguajnë më shumë dhe po jetojnë më keq, sepse kostoja e jetesës është rritur. Përfaqësuesit e bizneseve që takova sot duan më shumë mundësi dhe një shtet që i ndihmon, jo që i pengon. Ndryshimi fillon me ekonominë, sepse nuk ka zhvillim pa mbështetje për ata që krijojnë vende pune. #StopKrizes #NdryshoKosoven #PDK125”, ka shkruar Hamza.



