Cucurella drejt largimit nga Chelsea

01 qershor 2026 | 16:36

Marc Cucurella mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve të fundit, klubi londinez nuk do ta pengojë largimin e mbrojtësit spanjoll nëse në adresën e tij mbërrin një ofertë e kënaqshme financiare.

Interesimi për 27-vjeçarin është i madh.

Barcelona dhe Atletico Madridi kanë vendosur kontakte me rrethin e lojtarit për të shqyrtuar mundësinë e transferimit, ndërsa admirues i cilësive të tij mbetet edhe trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca.

Nga ana tjetër, edhe Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të majtë për sezonin e ardhshëm, por situata financiare e klubit madrilen mund të ndikojë në lëvizjet e tyre në merkato.

Cucurella zhvilloi paraqitje të mira me Chelsean sezonin e fundit dhe mbetet një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve. E ardhmja e tij pritet të qartësohet në javët në vijim, teksa disa prej klubeve më të mëdha evropiane po monitorojnë nga afër situatën e spanjollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës  (KPK) u ka bërë thirrje të…