Agim Aliu takon kandidatët për deputetë të PDK-së nga Ferizaj
01 qershor 2026
| 18:35
Kryetari i Komunës së Ferizajt dhe njëherësh kryetar i Degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu, ka takuar kandidatët ferizajas për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Aliu ka bërë të ditur takimin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka vlerësuar rolin dhe kontributin e kandidatëve në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Ferizajt.
“Kafen e mëngjesit me kandidatët për deputetë nga forca jonë politike për Kuvendin e Republikës, personalitete me vlera dhe zë të spikatur të ferizajasve në vendimmarrjen në interes të qytetit dhe qytetarëve të Ferizajt”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook.
#PDK125




