Talenti i madh i Bayern Munchen viziton FFK-në, pritet nga Agim Ademi dhe Franco Foda
Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim futbollistin e ri dhe të talentuar kosovar, Erblin Osmani, pjesë e gjigantit gjerman Bayern Munich.
“Erblini, i cili ndodhet në Kosovë për pushimet e verës, vizitoi FFK-në dhe ndoqi nga afër seancën stërvitore të Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke u njohur me punën dhe atmosferën që karakterizon ekipin tonë kombëtar”.
“Vizita e tij është dëshmi e lidhjes së fortë mes talentëve kosovarë që po shkëlqejnë në futbollin evropian dhe rrënjëve të tyre në vendlindje”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Presidenti Ademj ka theksuar se Erblini është shembull i gjeneratës së re që po e çon emrin e Kosovës në nivelet më të larta të futbollit botëror.
“Federata e Futbollit e Kosovës i dëshiron Erblin Osmanit suksese të vazhdueshme dhe arritje të mëdha në karrierën e tij”, ka shkruar Ademi.



