Tërmet i fortë në brigjet e Kalabrisë
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 u regjistrua në orën 00:12 të mëngjesit në brigjet e Kalabrisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se tërmeti ishte me epiqendër 250 kilometra në thellësi të detiti në bregdetin tirren të Amanteas në Kozenza.
Lëkundjet u ndjenë edhe në pjesën tjetër të Italisë Jugore në Napoli, Kampania, Puglia, Bazilikata dhe Siçili. Departamenti i Mbrojtjes Civile raporton se aktualisht nuk ka raportime për dëme në njerëz ose prona. Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.
Në disa vende, banorët dolën në rrugë dhe filluan të telefononin si Mbrojtjen Civile rajonale ashtu edhe zjarrfikësit, kryesisht për informacion.
Në orën 1:00 të mëngjesit Njësia e Krizave të Mbrojtjes Civile, e kryesuar nga kreu i departamentit Fabio Ciciliano, u takua me të gjitha rajonet jugore, zjarrfikësit dhe INGV-në (Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë), por asnjë rajon nuk raportoi dëme në njerëz ose pronë në territorin e tij.



