Begaj takohet me presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria, mirënjohëse për mbështetjen e fuqishme

02 qershor 2026 | 12:14

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në takim presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Gjatë këtij takimi është vlerësuar progresi i shtetit shqiptar në procesin e negociatave, përfshirë mbajtjen e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare BE–Shqipëri, e cila ka konfirmuar përmbushjen e kritereve ndërmjetëse për Kapitullin 1 “Themeloret”.

Begaj i ka përcjell presidentit Costa vendosmërinë e Shqipërisë për të plotësuar agjendën dhe objektivat për mbylljen e grup kapitujve brenda vitit 2027.

“Reforma në drejtësi, forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përputhja e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së dëshmojnë se Shqipëria është një partner i besueshëm dhe vullnetplotë për të qenë pjesë e familjes evropiane”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm një proces integrimi, por një investim strategjik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e gjithë kontinentit evropian.

“Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e fuqishme që Këshilli dhe Komisioni po i japin Shqipërisë në këtë rrugëtim. Shqipëria do të vijojë me ritëm të shpejtë dhe rezultate konkrete në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.. Jemi të bindur se reformat nuk i bëjmë vetëm si kërkesa të BE-së, por mbi të gjitha për qytetarët tanë”, ka thënë Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimi i një smartphone-i dikur dukej si një fillim i…