A dëshironi më shumë nga telefoni juaj? Kalimi në Samsung Galaxy është më i lehtë se sa mendoni
Ndryshimi i një smartphone-i dikur dukej si një fillim i ri, transferimi i fotove, mesazheve dhe përshtatja me një përvojë krejtësisht të re përdorimi. Megjithatë, shumë përdorues ende kalojnë në Samsung Galaxy dhe pothuajse gjysma zgjedhin serinë premium Galaxy S Ultra. Sot, përvoja e ndërrimit të telefonit inteligjent nuk ka qenë kurrë më e lehtë.
Samsung ofron një sërë funksionesh të dizajnuara për ta bërë kalimin sa më të thjeshtë, pavarësisht nëse po eksploroni Galaxy për herë të parë, po konfiguroni një pajisje të re apo sapo po filloni ta përdorni atë në përditshmëri.
Try Galaxy – Përjetoni përvojën Galaxy përpara se të ndërroni pajisjen
Nëse jeni kuriozë të zbuloni çfarë ofron Samsung Galaxy, mund të filloni duke e provuar në pajisjen që keni tashmë në dorë[1]. Try Galaxy ju mundëson të eksploroni përvojën më të re[2] të One UI direkt në telefonin tuaj aktual. Aplikacioni simulon veçoritë kryesore, në mënyrë që të njiheni me mënyrën e funksionimit të pajisjeve Galaxy përpara se të vendosni të kaloni tek to. Kështu mund të eksploroni me ritmin tuaj navigimin, opsionet e personalizimit dhe përdorimin e përditshëm të një telefoni Galaxy.
[Video: https://www.youtube.com/watch?v=0S3AnlNvtaM ]
Smart Switch – Transferoni gjithçka që është e rëndësishme për ju
Nuk ka asgjë më frustruese sesa të ndizni një telefon të ri dhe të kuptoni se nuk mund të gjeni atë që ju nevojitet. Samsung Smart Switch[3] ju ndihmon të transferoni kontaktet, fotot, mesazhet, aplikacionet, kalendarët, cilësimet dhe shumë të tjera nga telefoni juaj i mëparshëm në një pajisje të re Samsung Galaxy[4]. Përvoja e përmirësuar tani është edhe më e shpejtë. Ajo ju udhëzon hap pas hapi dhe ju jep mundësinë e transferimit wireless[5], me kabllo ose përmes kopjes rezervë në cloud. Kjo do të thotë që nuk filloni nga e para me telefonin e ri, por ai është i konfiguruar me funksionet dhe të dhënat që përdorni çdo ditë, në mënyrë që të vazhdoni pikërisht aty ku e keni lënë.
[Video: https://www.youtube.com/watch?v=Ltj-pOvKWmA ]
Quick Share – Ndarje e thjeshtë midis pajisjeve
Keni nevojë t’u dërgoni një skedar ose foto miqve që përdorin pajisje të ndryshme? Pasi të filloni të përdorni një pajisje Samsung Galaxy, mund të përfitoni nga Samsung Quick Share, një funksion i integruar që ju lejon të dërgoni pa problem foto, video dhe skedarë të tjerë midis telefonave Galaxy, tabletëve dhe kompjuterëve. Përveç kësaj, mund të ndani skedarë me cilësi të plotë duke përdorur ndarjen në afërsi, link ose kode QR në pajisje dhe ekosisteme të ndryshme.
Quick Share gjithashtu mund të njohë pajisjet Apple në afërsi dhe mbështet kompatibilitet me AirDrop[6], duke e bërë transferimin e fotove, videove dhe skedarëve edhe më të thjeshtë. Me pak fjalë, nuk keni nevojë të mendoni shumë për mënyrën e ndarjes, thjesht funksionon.
[Video: https://www.youtube.com/watch?v=6WmwMrnpbY4 ]
Kalim i thjeshtë pa komplikime
Mundësia për të provuar veçoritë e preferuara përmes shërbimit Try Galaxy përpara blerjes, ruajtja e të dhënave të rëndësishme dhe lidhja e thjeshtë midis ekosistemeve të ndryshme e bëjnë të gjithë përvojën e përdorimit të Samsung Galaxy të thjeshtë dhe të aksesueshme, pa ndërprerje në përdorimin e përditshëm.
Gati të provoni diçka të re? Zbuloni më të rejat nga pajisjet Galaxy, përfshirë serinë e re Samsung Galaxy S26 series, dhe shikoni sa i lehtë është kalimi në Samsung.com.
[1] Kërkohet lidhje interneti. Try Galaxy është i disponueshëm në telefonat inteligjentë me sistem operativ Android të mbështetur, me versionin më të fundit të shfletuesit Samsung Internet ose Chrome, si dhe në iPhone 8 dhe modelet më të reja me versionin më të fundit të Safari-t ose Chrome-it. iPhone dhe Safari janë marka tregtare të Apple Inc.
[2] Zgjedhjet dhe veçoritë e telefonit mund të ndryshojnë në varësi të modelit. Cilësia e lidhjes së rrjetit mund të ndikojë në përvojën e përdorimit. Try Galaxy është një simulim i Samsung One UI. Përvoja reale UX/UI në pajisjet Samsung mund të ndryshojë. Kur e hapni këtë aplikacion, nuk po përdorni aplikacionet reale apo funksionet e harduerit të pajisjes tuaj.
[3] Për transferime me kabllo nga pajisjet Android™, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 6.0 ose më të ri, ndërsa pajisja dërguese gjithashtu duhet të ketë Android™ 6.0 ose më të ri. Transferimet mund të realizohen edhe pa kabllo, përmes lidhjes wireless. Për lidhjet wireless, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 6.0 ose më të ri, dhe pajisja dërguese gjithashtu duhet të ketë Android™ 6.0 ose më të ri. Hapni Smart Switch Mobile te “Cilësimet” në pajisjen Galaxy marrëse ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Të dhënat, përmbajtja dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të ndryshojnë në varësi të mënyrës së transferimit.
[4] Për transferime me kabllo nga iOS, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 6.0 ose më të ri, ndërsa pajisja dërguese iOS 5 ose më të ri. Transferimet mund të përfundojnë edhe pa kabllo, përmes lidhjes wireless ose iCloud-it. Për lidhje wireless, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 6.0 ose më të ri, ndërsa pajisja dërguese duhet të ketë iOS 12 ose më të ri. Për transferime me iCloud kërkohet që pajisja marrëse të ketë Android™ 6.0 ose më të ri, ndërsa pajisja dërguese iOS 5 ose më të ri. Hapni Smart Switch Mobile te “Cilësimet” në pajisjen Galaxy marrëse ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Për transferime wireless, shkarkoni Smart Switch për iOS nga App Store në iPhone ose iPad tuaj. Të dhënat, përmbajtja dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të ndryshojnë në varësi të mënyrës së transferimit. Kontaktet, galeria, videot, kalendarët dhe kujtuesit mund të transferohen me valë nga pajisjet iOS.
[5] Rekomandohet përdorimi i lidhjes me kabllo gjatë transmetimit të njëkohshëm të grupeve të ndryshme të të dhënave.
[6] Quick Share është i disponueshëm midis pajisjeve të zgjedhura Galaxy dhe pajisjeve Apple të përputhshme, subjekt ndryshimi pa njoftim paraprak, dhe ofrohet nga Google. Quick Share është i disponueshëm midis telefonave dhe tabletëve Galaxy me Android OS version 10.0 (Q) dhe One UI 2.1 ose më të ri, si dhe Galaxy Books të lëshuara në vitin 2020 ose më vonë. Kërkon lidhje Bluetooth. AirDrop® është një markë tregtare e regjistruar e Apple Inc.



