Ramush Haradinaj: Kurti ka të drejtë, s’ka çlirimtar edhe zullumqar, por ky në luftë jetonte me dashnoren …

02 qershor 2026 | 23:34

Ish-kryetari i AAK-së, kandidat për deputetë, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka të drejtë kur thotë se “s’munesh me qenë edhe çlirimtar edhe zullumqar”.

Në Rubikon në Klan Kosova, ai tha se megjithatë, Kurti në luftë nuk deshi të jetë me çlirimtarët, por vendosi të jetonte në Prishtinë me të dashurën e tij, sipas Haradinajt, serbe – vajzën e ish-ministrit të Brendshëm të Serbisë në kohën e luftës në Kosovë, Zoran Sokoloviq.

“Ato që i tha janë të vërteta, deri në një pjesë. S’mundesh me qenë edhe çlirimtar edhe zullumqar, ka të drejtë. Për ata çlirimtarët s’munden me u ba zullumqarë. Nuk ka edhe patriot edhe i korruptum. Ka të drejtë. Nëse e lakmon interesin personal, nuk je patriot. Por, një gjë që nuk ka të drejtë, është se ky po thotë ‘na jemi me ju’. Me kon është ky? Kur ish me kanë me popullin e vet me luftu, jetojke me çikën e ministrit të brendshëm [të Serbisë] në Prishtinë. Kur diaspora ndajshin nga buka e gojës, kur djem e vajza, e njerëz që i kanë lanë familjet në Zvicër, e kanë rënë edhe dëshmorë, ky s’ka qenë me ta. Ky ka nejt në Prishtinë, e ka pasë një dashnore serbe, çikën e Sokoloviqit”, deklaroi Haradinaj në Rubikon.

Ai tha se Kurtin, për një arsye të caktuar, e kanë përfshirë në procesin e UÇK-së, por theksoi se i njëjti “nuk ka pranuar me ardh me e ba zëdhënësin e UÇK-së, pra i ka ardh më lehtë rruga tjetër”.

Më tej, Haradinaj pretendoi se Kurti është bërë “armik” me ShBA-në duke i ndalur projekte të mëdha energjetike amerikane në Kosovë.

“Unë nuk e kam personale. Ka pas shumë etiketime për Presidentin Rugova, s’kanë dalë prej gojës teme. Por, nuk mundesh me qenë patriot kur nuk sillesh korrekt me atë që ta ka shpëtu jetën, me Amerikën, me atë që ta ruan popullin tënd sot. Kur nuk je i mirë me të, s’ka shanse me qenë patriot, je armik. Nuk munesh me qenë patriot nëse ia ndal vendit tënd dy fabrika të energjisë, me prodhu energji me çmim të lirë, me u forcu ti, e ti i merr paret e popullit tënd e ia jep Serbisë”, deklaroi Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismet Hajrullahu Kosova, me  histori e trashëgimi të lashtë…