Marseille, favorit për Zhegrovën
Edon Zhegrova këtë verë pritet të largohet nga Juventusi dhe gjasat janë të mëdha që të rikthehet në Francë.
Pas raportimeve se Juventusi ka nxjerrë në shitje sulmuesin e krahut, në skenë ka dalë Marseille që po shihet favorit për transferimin e Zhegrovës.
Juventusi po kërkon të paktën 12 milionë euro për kartonin e Zhegrovës, si dhe është i hapur për mundësinë e huazimit të tij me opsionin e blerjes.
Kontaktet mes klubeve, mësohet se janë aktive dhe Marseille mund ta përshpejtojë transferimin e Zhegrovës, nëse brenda një periudhe të shkurtër e sheh anglezin Mason Greenwood.
27-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Juventusit nga Lille për 15 milionë, por te skuadra italiane nuk bindi me paraqitjet e tij.
Ai ka kontratë deri në vitin 2030 me Juventusin, ekip për të cilin ka regjistruar 27 paraqitje në total, në të gjitha garat.



