PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën
03 qershor 2026
| 16:11
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit.
Me këtë rast, kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në përmbylljen e fushatës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë..
“Qytetarë të dashur, të shtunën në ora 20:00, sheshi ‘Skënderbeu’ është vendi i bashkimit tonë. Ejani të gjithë! Bashkë e përmbyllim fushatën. Bashkë e ndryshojmë Kosovën. Stop krizës. Ndrysho Kosovën. #PDK125”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.



