Qeveri e Shtimes!

03 qershor 2026 | 16:08

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Vdekja e moralit e forcon marrëzinë: Partitë politike e kanë intensifikuar fushatën duke lëvizur nga vendi në vend sikur dikur cirket lëvizëse. Partia në pushtet LV-ja bashkë me mbetjet mortore politike, “Guxo”, “Aletrnativa” dhe “PSHDK” po bëjnë propozime që as SHBA  – atë nuk mund t’i realizojnë ku rrenën dhe mashtrimin i kanë vënë mbi themelet e “demokracisë”, si vlera të shtuara. Nuk po lënë mjet pa përdorur para votuesve, thuaja analfabetë që e kanë mendësinë e një trushpëlari, jo se duan më shumë vota por se po ndjehen të rrezikuar nga një shembje elektorale. Më herët kam shkruar se do të jenë zgjedhje interesante dhe se, ose do të shembet diktatura e Kurthit, ose Kurthi do të shpallet Cezar, imperator. Cezari gjatë diktaturës i pati rrëmbyer të gjitha pozitat në perandorinë Romake sikur që po e bënë tani Albin Kurthi, diktatori i parafundit në Ballkan. I pari është Aleksandar Vuçiq. Po të përshkruaja të gjitha mashtrimet dhe paskrupullësitë që i përdorë Kurthi për ta mbajtur pushtetin më duhet aq hapësirë sa iu ka dashur intelektualit dhe ideologut të LV-së, Agim Bahtiri që ka paralajmëruar disa libra për ta përshkruar dhe përjetësuar injorancën, analfabetizmin dhe sançopanqizmin njerëzor, kombëtar, moral dhe politik. Se poshtërsia nuk ka fund në oqeanin e pamoralshëm për vota, Kurthi e dëshmoi në Vushtrri duke keqpërdorur për vota një fëmijë 10-vjeçar. Në fakt fëmijën e keqpërdorën babai dhe nëna duke e dorëzuar në duart e një keqbërësi dhe shpërdoruesi patologjik, Kurthit. Në një vend normal dhe me institucione normale Kurthi do të dënohej me para dhe votë kurse “prindërit abuzues” do të privoheshin nga e drejta ta rrisin dhe edukojnë atë fëmijë duke e dërguar në institucione normale të vendosjes dhe edukimit. Po Kosova përfundimisht  nuk është vend normal dhe nuk ka as institucione normale ndryshe ata “prindër” do të përgjigjeshin për shtytje për urrejtje dhe thirrje për dhunë. E keqja nuk përfundon këtu por vazhdon me duartrokitje të Kurthit, shpurës së gardhit që e përcjellë dhe pjesëmarrësve në sallë, pa asnjë dallim. Aq urrejtje kundër atyre që sakrifikuan çdo gjë për këta që po e gëzojnë lirinë e pamerituar nuk e besoj se e kanë shpërfaqur as armiqtë e Kosovës që kanë treguar një respekt për patriotët e vërtetë! Merreni me mend se ku po shkojmë si Komb dhe si shtet me kësi instrumentalizimi antinjerëzorë dhe antikombëtarë që po e promovon LV-ja dhe Albin Kurthi! Njohësit e sigurisë në nivel lokal, rajonal dhe global e kanë të qartë se keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike, ekonomike apo të pushtetit ka prodhuar situata me shumë viktima ku fëmijët janë shndërruar në vrasës, kriminelë dhe përbindësh të vërtetë. Kujtojini fëmijët e Hamasit në aksione vetëvrasëse, fëmijët afrikanë të armatosur me kallashnikov, fëmijët e narkokarteleve në Amerikën e Jugut! Nga dhuna verbale deri te dhuna fizike dhe krimi është një hapësirë e një fije peri. Të poshtër, skajshmërisht të poshtër. Vetëm anatominë e kanë në formë të njeriut, përmbajtjen e kanë puro kriminale të gjithë ata që keqpërdorin fëmijë pavarësisht përkatësisë etnike, gjinore, racore apo bindjeve politike.

Pa asnjë përjashtim: Faktorët që e bëjnë diferencën në këto zgjedhje: Janë tre faktorë për të cilët besoj se do të jenë përcaktues për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit 2026. 1. Numri i përgjithshëm i votuesve. 2. Numri i votuesve nga diaspora dhe 3. Për kënd do të votojnë të papërcaktuarit.

LV-ja do të humbë vota nëse ulet përqindja e votuesve në përgjithësi dhe diasporës, në veçanti. LV-ja kryesisht po angazhohet për të fituar votat e të papërcaktuarve.

Nëse PDK-ja arrin ta ruaj votën e votuesve të zgjedhjeve të dhjetorit (192.000) në rrethana të mosdaljes në zgjedhje që dolën në dhjetor, do të ketë rritje automatike deri në, së paku 5-7 deputetë.

LDK-ja pati rënie apokaliptike të votuesve në zgjedhje të dhjetorit dhe është shumë e pritshme të sillet kah 20 përqindëshi, diçka nga rikthimi dhe diçka si “pajë” e presidentes permanente apo renta kar presidentes.

AAK-ja do të sillet midis 7 dhe 9 deputetëve.

LV-ja maksimumin do të ketë 45 deputetë.

Për të gjithë vlen marzha e gabimit 3-4 për qind.

Mendoj se LV-ja e ka të sigurt vetëm kryetarin e Kuvendit, qeverinë nuk do të mund ta formojë pa koalicion dhe marrëveshje me një parti shqiptare.

Më me rëndësi do të jenë koalicionet që detyrueshëm do të formohen, se rezultatet e zgjedhjeve. Kushdo që e formon qeverinë, do ta ketë mandatin e plotë.

Besoj se opozita do të fitojë mjaftueshëm mandate për formim të qeverisë, nëse pajtohen për një koalicion.

Në këtë kontekst opozita duhet ta votojë çdo kandidat të propozuar nga LV-ja për kryetar Kuvendi dhe president. Gjithashtu nuk konsideroj aspak mungesë patriotizmi e lëre më tradhti nëse cilido subjekt politik, LV, PDK, LDK apo AAK të bashkëpunojnë me Listën Serbe. Duhet të lirohemi nga kjo hipotekë e rreme!

Emërtimi i rrugëve në Mitrovicën e Atiqit dhe Gime Gushafcit: “Shotë Galica” e sotme, me emrin artistik, Fitore Pacolli, 4 ditë para zgjedhjeve vendosi tabela me emërtime të reja në Mitrovicë të Veriut. U përmendën dy emërtime që zgjojnë interesim dhe përjashtojnë njëra – tjetrën; e nacionalistit dhe shovinistit të madh serb me prejardhje malazeze, Zoran Xhinxhiq dhe patriotit të madh shqiptar, Isa Boletinit.

Njeriu dhe politikani më i rrezikshëm i Serbisë për shqiptarët dhe Kosovën pas përfundimit të luftës ishte pikërisht Xhinxhiqi, sepse i bindi ndërkombëtarët se Kosova duhet të ndahet për të siguruar paqe në Ballkan. Prandaj u vra nga paramilitarët e Legias sepse ata e donin tërë Kosovën dhe jo vetëm një pjesë të saj.

Isa Boletini, me shumë anëtarë të familjes dhe shokë u vra nga baba i komunistit malazez Milovan Gjilas, sepse e donte Kosovën të bashkuar me Shqipërinë dhe jo të ndarë. Realisht, kryetari me mandat të vjedhur në Mitrovicë, Faton Peci është dashur ta vendosë tabelën me emrin e Isa Boletinit sepse ai është, fakt Faton Boletini por se nga frika prej serbëve është shndërruar në pec dhe tash e ka emrin artistik, Faton Peci. Emërtimi i një rruge me emrin e Zoran Xhinxhiqit pikërisht para zgjedhjeve LV-ja po e përdorë për joshjen e serbëve të “moderuar” si Rashiqi dhe kundër serbëve “radikalë”, si Lista Serbe.

Po flitet se Mimoza Kusari i ka bërë një lutje personale KM kujdestar Albin Kurthi që gjatë vendosjes së tabelës së radhës për emërtim me emrin e zemlakut të saj, Milan Radoiçiq, pikërisht ajo ta vendosë tabelën. Mimoza Kusari, me plotë të drejtë shpreson se nuk do të zhgënjehet nga Kurthi. Ta shohim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,  ka takuar të…