Çitaku takohet me Costan, diskutojnë për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe sfidat e shtetndërtimit
03 qershor 2026
| 16:06
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka takuar të mërkurën presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Çitaku dhe Costa gjatë takimit kanë folur për Kosovën si dhe për sfidat e saj si shtet.
Ajo ka thënë se në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, ka riafirmuar bindjen e saj se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj me besim, stabilitet dhe partneritet të ngushtë me aleatët evropian.
Çitaku ka thënë se Kosova e ka vendin në Evropë dhe jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht dhe institucionalisht.



