298 kadetë dhe stafi policor dhurojnë gjak për pacientët në nevojë

03 qershor 2026 | 16:52

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Dhurimin Vullnetar të Gjakut, me iniciativën e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës, më 1 dhe 2 qershor 2026 është organizuar aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Gjak vullnetarisht dhuruan 298 kadetë të rinj policorë, që aktualisht janë duke kryer trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Aksionit iu ka bashkangjitur edhe pjesa tjetër e stafit të Policisë së Kosovës që shërben në AKSP. Interesimi dhe dëshira për të dhuruar gjak ishte shumë e madhe.

Ky është edhe një kontribut i çmuar në kuptim të promovimit të humanizmit, solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare.

Përmes këtij veprimi fisnik, kadetët e rinj treguan gatishmërinë e tyre për t’i shërbyer komunitetit jo vetëm në aspektin profesional, por edhe përmes akteve humane që shpëtojnë jetë.

Aktivitete të tilla, me qëllim të grumbullimit të rezervave të gjakut për pacientët në nevojë, në Policinë e Kosovës realizohen dy herë në vit, me theks të veçantë në periudhën e verës, kur nevojat për transfuzionin e gjakut shumëfishohen, dhe nuk përfundon këtu ndihma, sepse personeli policor përgjigjet në ftesat e QKTGJ-së sa herë që ka nevojë dhe mungesë të dozave të gjakut për rastet urgjente dhe në mungesë të gjakut për pacientët

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka zhvilluar një vizitë…