Shqiptarët votojnë në Tërnoc, procesi monitorohet nga vëzhguesit e OSBE-së

25 tetor 2026 | 10:41

Sot në Serbi po votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Shqiptarët në këto zgjedhje janë duke garuar me një listë të përbashkët.

Synimi i tyre është sigurimi i tri mandateve në Kuvendin e Serbisë.

Ekipi i Klan Kosovës është duke e përcjellë nga afër këtë proces, ku shqiptarët e Luginës u janë drejtuar kutive të votimit.

Shqiptarët kanë hedhur votën e tyre në vendvotimin në Tërnoc, në vendlindjen e Shaip Kamberit, kandidatit që i prinë lisës së Koalicionit Shqiptar.

Ky proces, është monitoruar nga vëzhguesit e misionit të OSBE-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Trafikimi me qenie njerëzore vazhdon të mbetet një sfidë për…