Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim, ndërsa bisedimet ShBA – Iran mbeten të paqarta
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për “zbatimin e një armëpushimi”, por ai varet nga “ndërprerja e plotë” e zjarrit nga Hezbollahu dhe largimi i të gjithë operativëve të Hezbollahut nga jugu i Libanit, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar të mërkurën.
Por statusi i negociatave mes ShBA-së dhe Iranit mbetet i paqartë.
Marrëveshja vjen pasi qeveria izraelite kërcënoi se do të përshkallëzonte veprimet e saj në Liban — një lëvizje që rrezikon të dëmtojë bisedimet mes ShBA-së dhe Iranit. Armëpushimi në fuqi është shoqëruar me shkelje të përsëritura, pasi Izraeli dhe Hezbollahu kanë vazhduar të shkëmbejnë sulme.
Bisedimet e së mërkurës zgjatën pothuajse nëntë orë dhe erdhën pas një dite të plotë takimesh të martën në Departamentin e Shtetit të ShBA-së.



