Rubio: ShBA-ja do të mbetet në NATO, por kërkon reforma
Sipas ,inistrit të Jashtëm amerikan Rubio, ShBA dëshiron të mbetet anëtare të NATO-s. Megjithatë, aleanca ushtarake duhet të reformohet.
Sipas sekretarit të Shtetit Marco Rubio, qeveria amerikane dëshiron të mbetet anëtare e NATO-s, por kërkon reforma. Duke folur para Komitetit për Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington, Rubio deklaroi se presidenti Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s muajin e ardhshëm në Turqi. Atje, ai do të paraqesë kërkesën e SHBA-së për ndryshim dhe përsëri do të bëjë thirrje për aleatët që të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje. Megjithatë, aleanca ushtarake duhet të reformohet. Samiti do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara.
“Ne jemi ende anëtarë të NATO-s, por NATO ka nevojë për ndryshime të thella, dhe presidenti e ka bërë të qartë këtë,” tha Rubio. Trumpi është veçanërisht i irrituar nga fakti që disa vende të NATO-s, veçanërisht Spanja, refuzojnë t’i lejojnë ShBA-së t’i përdorë bazat ajrore për luftën kundër Iranit.
Sekretarit të Shtetit të ShBA-së iu bë gjithashtu pyetje për kërkesën e Trumpit në lidhje me kontrollin e Groenlandës. Groenlanda është “për momentin” pjesë e Danimarkës, tha Rubio. Diskutimet për përdorimin e këtij territori për qëllime të mbrojtjes kolektive janë në zhvillim e sipër. Ministri nuk dha asnjë detaj. “Mendoj se do të kemi disa lajme shumë të mira.” /DW



