Partitë Popullore Evropiane përkrahin Osmanin dhe Abdixhikun: Vetëm LDK-ja garanton stabilitet institucional

04 qershor 2026 | 14:46

Forca më e madhe politike në Parlamentin Evropian, Partitë Popullore Evropiane (EPP) i kanë dalë në përkrahje kandidates për presidente  nga LDK-ja Vjosa Osmani dhe kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku, dy ditë para ditës së votimit.

EPP-ja ka postuar një fotografi në “Facebook” ku shihen Osmani dhe Abdixhiku, duke theksuar se ka ardhur koha për momentum të ri dhe një shpresë të ripërtërirë.

“Vetëm LDK-ja mund ta sigurojë stabilitetin institucional që i nevojitet vendit për të sjellë zhvillim më të mirë ekonomik dhe për ta çuar Kosovën drejt perspektivës evropiane”, është thënë në postimin e EPP-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e…