Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive globale të suksesit në teknologji dhe inovacion

05 qershor 2026 | 11:51

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kompaninë “Fresha” së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kandidatin për deputet Ilir Kërçeli, duke e vlerësuar atë si shembull të inovacionit dhe ekonomisë digjitale.

“Aktualisht kjo kompani bashkëpunon me mbi 140 mijë biznese nga vende të ndryshme të botës dhe me 450 mijë profesionistë. Kësisoj, me më shumë se 1 miliard termine të realizuara po e transformon industrinë e bukurisë dhe estetikës në mbarë botën. Kosova ka talent, ka të rinj të aftë dhe ka potencial për t’u bërë pjesë e historive të tilla të suksesit dhe sa më shumë investim në dije, teknologji dhe inovacion, aq më shumë zhvillim dhe mundësi për vendin tonë. Si qeveri kemi investuar dhe do të investojmë shumë në inovacion, teknologji dhe në zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi turk Beshiktash JK ka arritur marrëveshje me trajnerin italian…