Vincenzo Italiano emërohet trajner i Beshiktashit

05 qershor 2026 | 11:51

Klubi turk Beshiktash JK ka arritur marrëveshje me trajnerin italian Vincenzo Italiano, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat italiane dhe turke, Italiano ka pranuar ofertën e Beshiktashit dhe do të firmosë kontratë deri në verën e vitit 2028, ndërsa do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon.

Negociatat mes palëve kanë hyrë në fazën finale dhe marrëveshja konsiderohet e mbyllur.

48-vjeçari largohet nga Bologna pas dy sezoneve të suksesshme, ku arriti të fitonte Kupën e Italisë dhe të rikthente klubin mes skuadrave konkurruese në arenën evropiane.

Për Italianon kjo do të jetë aventura e parë jashtë Italisë, ndërsa drejtuesit e Beshikatshit besojnë se ai është njeriu i duhur për ta rikthyer ekipin në garën për titull në Turqi dhe për ta bërë konkurrues në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë,…