Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vokrri”

05 qershor 2026 | 11:49

Sonte në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, “Dardanet” kanë punuar me përkushtim të madh në detajet e fundit taktike, teksa atmosfera në kampin e Kombëtares është shumë pozitive dhe motivimi në nivelin më të lartë.

Kjo përballje ka rëndësi të jashtëzakonshme për rrugëtimin e Kosovës në Ligën C, Grupi C2, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027. Një fitore, por edhe një barazim ndaj Kroacisë, do t’ia siguronte Kosovës matematikisht pozitën e parë në grup, pasi ndeshjen e fundit e zhvillon kundër Gjibraltarit.

Ky sukses do të nënkuptonte promovim në Ligën B për ciklin e ardhshëm, si dhe sigurimin e një vendi në fazën “play-off”-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër (e shtunë) nga…