Komuna e Prishtinës njofton për mbylljen e përkohshme të një rruge në kryeqytet

05 qershor 2026 | 11:47

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër (e shtunë) nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga “Fehmi Agani”.

Kjo për shkak të zhvillimit të punimeve në kuadër të projektit për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik.

“Punimet po realizohen nga operatori ekonomik i angazhuar dhe janë pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së ndriçimit publik në kryeqytet”, është thënë në njoftim.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj,…