Rama: Ekipet e Kryeqytetit janë në terren pas reshjeve të borës
29 nëntor 2026
| 11:56
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ekipet e Kryeqytetit janë në terren pas reshjeve të borës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar pamje nga terreni, duke bërë të ditur se ekipet komunale janë angazhuar për t’u përballur me situatën e krijuar nga reshjet e borës.
“Ekipet e Kryeqytetit janë në terren”, ka shkruar Rama.



