Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte

05 qershor 2026 | 16:05

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer nga 185 pjesëtarë të forcave të tyre në raundin e fundit të shkëmbimit të të burgosurve të luftës, kanë bërë të ditur zyrtarë nga të dy vendet.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, shumica e 185 ukrainasve të kthyer kanë qenë në robëri ruse që nga viti 2022, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës, ka njoftuar se personi më i moshuar i kthyer në këtë shkëmbim është 62 vjeç.

Ky shkëmbim është i dyti në kuadër të një marrëveshjeje mes dy vendeve për lirimin e gjithsej 1 000 të burgosurve të luftës nga secila palë, si pjesë e një armëpushimi treditor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në fillim të majit.

Në procesin e ndërmjetësimit kanë marrë pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë ndihmuar edhe në shkëmbimet e mëparshme, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Rusisë përmes “Telegramit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se do ta…