Gjini: Kosova ka nevojë për kthesën e madhe
05 qershor 2026
| 18:04
Kandidati për kryeministër i Aleancës, Ardian Gjini, ka theksuar se Kosova ka nevojë për kthesën e madhe, për forcimin e sigurisë, pavarësi energjetike dhe për t’i dhënë një shans të ri zhvillimit ekonomik të vendit.
“Ky ishte mesazhi që ndava sot në Drenas, në takim me strukturat dhe qytetarët e kësaj komune, ku pashë nga afër energjinë dhe përkushtimin për ndryshim”, ka shkruar Gjini në ‘Facebook’.
Ai ka thënë se mbështetja e fuqishme e qytetarëve për listën 128 dhe për Ardian Gjinin kryeministër, janë dëshmi e qartë se ndryshimi i nevojshëm për vendin është afër.



