Ramiz Lladrovci i jep mbështetje Kaltrinë Lohajt, kandidates me numër 29 të PDK-së

05 qershor 2026 | 19:13

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalë në mbështjetje të kandidates për deputete të PDK-së me numër 29.

“Numri 29, në listën e PDK-së, bart emrin e znj. Kaltrinë Lohaj, një e re me perspektivë që përcjell tërë kujdesin dhe edukatën e prindërve, në shërbim të qytetarëve dhe shtetndërtimit”, ka shkruar Lladrovci në ‘Facebook’.

Ai ka theksuar se përfaqësimi i çështjes së të rinjve, për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë, është detyrim përtej bindjeve politike.

“Koha për t’i thënë Stop krizës. Ndrysho Kosovën. Voto PDK 125! Voto Bedri Hamza 1! Voto Kaltrinë Lohaj 29!”, ka shkruar Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ngritja e flamurit amerikan në Prishtinë(1996), deri te nderimi…