Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pensionet do të rriten

05 qershor 2026 | 21:34

Paga më të mëdha, dyfishim të pensioneve, mbrojtje për familje e punësim për rininë, ka premtuar kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, LDK nuk do të blejë  rrymë 1 miliardë, por me ato para do t’i rrisin pagat e njerëzve të Kosovës.

‘’Një Kosovë që policin nuk e le në protestë, ushtarin pa çizme, e ushtrinë pa ushqim! Një Kosovë që mësuesin nuk e lë në grevë, mjekun pa punë e të riun pa atdhe! Por një Kosovë që kujdeset për njerëzit e vet. Jo për votë me lëmoshë! Por me paga, me sigurime, me dinjitet’’, tha Abdixhiku në tubimin e LDK-së në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje…