Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, nis numërimi i votave
07 qershor 2026
| 19:21
Në orën 19:00 është mbyllur afati për hyrje në qendrat e votimit.
Qytetarët që ndodhen brenda qendrave, kanë të drejtë të përfundojnë procesin e votimit.
Deri në orën 17:00, mbi 560 mijë veta ushtruan të drejtën e tyre – rreth 200 mijë më pak krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.



