DnV publikon rezultatet preliminare: LVV 42.7%, PDK 21.5%, LDK 17.7%, AAK 7.1%

07 qershor 2026 | 21:00

Organizata Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, bazuar në 75% të mostrës.

Lëvizja Vetëvendosje del e para me 42.7%, ndjekur nga PDK me 21.5%, LDK me 17.7%, AAK me 7.1% dhe Srpska Lista me 6.4%.

Dalja e votuesve ishte 37%, krahasuar me 45% në zgjedhjet e dhjetorit 2025.

DnV vlerësoi procesin si “të qetë dhe përgjithësisht të rregullt,” duke theksuar si problematikë kryesore vështirësinë e votuesve për të gjetur vendvotimin e saktë.

Organizata u kërkoi subjekteve politike të përmbahen nga festimet e parakohshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas mbylljes se…