PDK prin në bastionin e Nismës

07 qershor 2026 | 21:13

Partia Demokratike e Kosovës po prin në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës Socialdemokrate.

Kjo vjen pas bashkëpunimit paszgjedhor mes PDK-së dhe Fatmir Limajt të Nismës.

Aktualisht, kur janë numëruar 72,22% të votave në këtë komunë, PDK prin me 40,23% apo 4,310 vota, e ndjekur nga LVV me 32,62% apo 3,495 vota.

E treta është LDK me 19,04% apo 2,040 vota dhe Aleanca me 6,24% apo 669 vota.

Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, LVV doli e para në këtë komunë me 37.47% apo 9,898 vota, e ndjekur nga Nisma me 31.17% apo 8,236 vota dhe PDK me 18.59% apo 4,910 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas procesimit të 1,926 nga 2,498 vendvotime, apo 77.10%, Lëvizja…