Shqipëria me Maran kthehet në vitin ’97, trajneri me i dobët në epokën e Dukës

08 qershor 2026 | 12:24

Rolando Maran është bërë trajneri me startin më të dobët në drejtim që kur Armand Duka është bërë president i FShF-së, pasi asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që një trajner i zgjedhur prej tij të dështonte në të dy ndeshjet radhazi.

Aq më tepër miqësore e aq më tepër të dyja në kryeqytet me dy skuadra të cilat renditen më poshtë se kuqezinjtë në klasifikimin e FIFA-s.

Hera e fundit kur një trajner ka humbur ndeshjet debutuese, ka qenë në vitin e largët 1997, kur Shqipëria luante si “pritëse” në Granada të Spanjës ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjermanisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 1998

Shqipëria humbi përkatësisht 1-0 dhe 3-2 ato ndeshje nën drejtimin e Astrit Hafizit.

Që asokohe, çdo trajner pasardhës nuk kishte regjistruar humbje, derisa erdhi momenti i Maran në drejtimin e kuqezinjve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rizgjedhjes në krye të Real Madridit, presidenti Florentino Perez…