Hoti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi edhe me komunën e Klinës

10 dhjetor 2018 | 14:50

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Klinës për realizimin e Programit Nacional për Rininë. “Programi Nacional për Rininë është një program i hartuar ekskluzivisht për 340.000 nxënës dhe 110.000 mijë studentë i cili do t’u krijojë atyre hapësirën që deri më tani u ka munguar. Do të ndahen mbi 100.000 shpërblime për një vit. Pra, për fituesit e vendeve të para do të ketë shpërblime të ndryshme. Përmes këtij programi synojmë të ndalim shpërnguljen e të rinjve”, ka thënë Hoti.

Koordinatori Hoti ka deklaruar se programi ka për qëllim avancimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në dituri.

Kryetari Elezaj ka thënë se është shumë i lumtur që më në fund një program gjithëpërfshirës është miratuar nga qeveria.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Komunën e Klinës të përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin. ​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të…