Kjo është 6-shja më e votuar e PDK-së në Ferizaj

08 qershor 2026 | 21:08

Në Qendat Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas rezultateve në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Komunën e Ferizajt, deri tash janë numëruar rreth 15 kuti nga 146 në total.

Nga këto numërime, janë 6 kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës që kanë siguruar më së shumti vota nga kjo komunë.

I pari është Bedri Hamza, që deri më tash ka marrë 756 vota, i pasuar nga Elmi Reçica me 700 vota, derisa Lulzim Aliu ka 577 vota nga këto kuti të numëruara.

Kurse, Arbanore Salihu me 562 vota, Rashit Qalaj me 443 vota dhe Kaltrinë Lohaj e përmbyll 6-tshen e PDK-së me 429 vota, kur janë numëruar rreth 10% e votave në komunën e Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas numërimit të 6.45 për qind të votave për kandidatët…