Detyra e shtëpisë që papritur të gjithë duan ta bëjnë

09 qershor 2026 | 15:40

Fshirja me fshesë me korrent rrallë bën pjesë në punët e shtëpisë për të cilat njerëzit zgjedhin ta bëjnë me dëshirë. Zakonisht vjen në radhë vetëm kur shfaqen thërrime, pluhuri grumbullohet në qoshe ose qimet e kafshëve shtëpiake përfundojnë në pothuajse çdo sipërfaqe.
Pikërisht këtu hyn në skenë Samsung Bespoke AI Jet Ultra. E dizajnuar për shtëpi reale, të ngarkuara, plot jetë dhe rrallëherë të rregulluara në mënyrë perfekte për një kohë të gjatë, kjo fshesë me korrent kombinon performancë të fuqishme, funksione të avancuara inteligjente dhe dizajn të sofistikuar, duke e bërë pastrimin e përditshëm më të thjeshtë, më efikas dhe më të këndshëm.


Fuqia që ndihet me çdo lëvizje
Samsung Bespoke AI Jet Ultra ofron fuqi thithëse deri në 400W , falë motorit Samsung HexaJet, duke mundësuar pastrim të thellë dhe efikas të sipërfaqeve të ndryshme. Qoftë për thërrime në kuzhinë, pluhur në qoshe apo qimet e kafshëve shtëpiake që shfaqen kudo, është projektuar për t’u përballur lehtësisht me sfidat e përditshme dhe për të mundësuar pastrim pa ndërprerje nga një dhomë në tjetrën.
Ajo që e bën edhe më praktike për shtëpitë dinamike është jetëgjatësia e baterisë. Me deri në 100 minuta punë në modalitetin minimal me një karikim të vetëm, pajisja mundëson pastrimin e hapësirave më të mëdha pa pasur nevojë për ndërprerje të shpeshta për karikim.
Pastrimi inteligjent i përshtatur me përditshmërinë.


Me AI Cleaning Mode 2.0 , fshesa me korrent përshtatet në mënyrë inteligjente me lloje të ndryshme sipërfaqesh dhe kushte pastrimi, pa pasur nevojë të mendoni vazhdimisht për cilësimet. Qoftë kur kaloni nga lloje të ndryshme tapetesh, dysheme të forta apo qoshe të vështira për t’u arritur, pajisja rregullon automatikisht performancën për ta bërë pastrimin më të thjeshtë dhe më efikas.
Kur përdoret me furçën Active Dual Brush, AI Cleaning Mode 2.0 njeh kushtet e ndryshme dhe ruan performancë të ngjashme me modalitetin Mid, por me efikasitet më të lartë energjetik dhe konsum më të ulët të baterisë. Në kombinim me furçën Slim LED Brush+, lehtësohet më tej dallimi i pluhurit të fshehur dhe vendeve të vështira për t’u parë, duke ulur mundësinë që ndonjë pjesë e hapësirës të mbetet e papastruar.
Për pronarët e kafshëve shtëpiake, shtojca Pet Tool+ është një zgjidhje praktike për heqjen e qimeve të forta nga mobiljet, tapetet dhe sipërfaqet ku ato grumbullohen më shpesh.
Për shtëpitë me dysheme të forta, shtojca e përmirësuar Spinning Sweeper mundëson njëkohësisht pastrim dhe fshirje shumë të thjeshtë dhe efikase. E pajisur me jastëkë të dyfishtë rrotullues që punojnë me shpejtësi prej 260 rrotullimesh në minutë dhe deri në 100 minuta autonomi, ajo mundëson pastrim të thellë të dyshemeve. Rezervuari i ujit me kapacitet 150 ml është i lehtë për mirëmbajtje, ndërsa përdoruesit mund të shtojnë manualisht sasi shtesë uji për njolla më të vështira. Jastëkët e ripërdorshëm janë të prodhuar nga materiale antibakteriale që ndihmojnë në parandalimin e grumbullimit të deri në 99% të disa baktereve, duke kontribuar në një nivel më të lartë higjiene gjatë pastrimit .
Një dimension shtesë prakticiteti sjell lidhja Smart Wi-Fi përmes aplikacionit SmartThings . Përmes tij, përdoruesit mund të personalizojnë cilësimet, të menaxhojnë funksionet e pajisjes dhe të marrin rekomandime për mirëmbajtje përmes sistemit të vetë-diagnostikimit inteligjent. Gjithashtu, ofrohen opsione të dobishme si njoftimet Call Alert, që sigurojnë që gjatë pastrimit të mos humbasin telefonata apo mesazhe të rëndësishme.


Pastrimi më i pastër, nga fillimi deri në fund
Samsung Bespoke AI Jet Ultra me All-in-One Clean Station thjeshton një nga pjesët më pak të pëlqyera të pastrimit me fshesë, zbrazjen e enës së pluhurit. Stacioni e zbraz automatikisht enën dhe njëkohësisht karikon baterinë e fshesës, duke e bërë të gjithë procesin më praktik dhe më higjienik. Stacioni i përmirësuar shumëfunksional është projektuar të mbajë deri në 99,999% të grimcave të imta të pluhurit, duke mbyllur automatikisht kapakun e enës pas zbrazjes, çka ul më tej kontaktin me pluhurin dhe ruan një nivel të lartë pastërtie.
Samsung i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe cilësisë së ajrit gjatë pastrimit. Falë sistemit të filtrimit HEPA , i cili përfshin një filtër të përmirësuar për pluhurin e imët dhe një sistem tërësisht të mbyllur, zvogëlohet dalja e grimcave të imta të pluhurit përsëri në ajër. Rezultati është ajër më i pastër në shtëpi dhe një ambient më i këndshëm gjatë vetë procesit të pastrimit.
Provojeni, pastaj vendosni
Për përdoruesit që kërkojnë më shumë siguri gjatë blerjes, Samsung ofron edhe një promocion 100-ditor “Try & Buy” për modelet e përzgjedhura të fshesave Jet. Blerësit kanë mundësi ta përdorin pajisjen në shtëpinë e tyre dhe nëse nuk i përmbush pritjet ose nevojat, ta kthejnë brenda 100 ditëve nga data e blerjes. Promocioni zgjat nga 16 marsi deri më 31 dhjetor 2026, ose deri në përfundim të stokut.
Ndoshta fshirja me fshesë nuk do të bëhet kurrë detyra e preferuar e shtëpisë, por me një fshesë kaq inteligjente, ajo mund të kthehet në një proces që kryhet me shumë më pak mund dhe me shumë më tepër kënaqësi.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kristjan Asllani është rikthyer tek Interi, por ekipi italian menjëherë…