Gazsjellësi në Dagestan të Rusisë goditet nga tri shpërthime

10 qershor 2026 | 08:34

Tri shpërthime goditën një gazsjellës në qytezën Kizilyurt të rajonit të Dagestanit në Rusi, në Kaukazin Verior, raportoi të martën agjencia e lajmeve TASS, duke e cituar Ministrinë rajonale të Emergjencave.

“Sipas të dhënave preliminare, tri shpërthime ndodhën në një gazsjellës me gjerësi prej 1.200 milimetrash, ndërsa hollësitë ende janë duke u sqaruar” – tha kjo ministri, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Nuk u raportua për të lënduar.

Agjencia TASS citoi disa zyrtarë në këtë rajon të kenë thënë se ekipet emergjente i kanë sjellë nën kontroll flakët që arritën lartësinë deri në 15 metra drejt qiellit, ndërsa zonat me barishte afër vendit të njërit shpërthim ishin kapluar nga zjarri dhe ai ende nuk ishte shuar.

Agjencitë ruse të lajmeve thanë se banorët që ishin urdhëruar të largoheshin nga rreth 300 shtëpi tani po ktheheshin në to.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878…