Transparenca dhe llogaridhënia, temë e takimit mes Auditores së Përgjithshme dhe kryesuesit të KGJK-së
10 qershor 2026
| 12:13
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e shoqëruar nga zëvendësauditori i përgjithshëm, Bezad Halilaj dhe ndihmësauditorja e përgjithshme, Myrvete Gashi-Morina, të mërkurën u prit në takim nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, ku u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional në funksion të transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë.
Gjatë këtij takimi palët shkëmbyen pikëpamje mbi forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe mbështetjen e proceseve që kontribuojnë në rritjen e efikasitetit, integritetit dhe performancës institucionale.



