Nënkryetarja e Prishtinë rikthen ligjeratat e ushtarëve të UÇK-së në shkollat e Prishtinës

10 qershor 2026 | 22:29

Nënkryetarja e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka iniciuar rikthimin e ligjëratave nga ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit.

Ky vendim sipas saj, synon të njoftojë brezat e rinj me historinë e lavdishme të luftës çlirimtare dhe sakrificën e dëshmorëve për lirinë e vendit.

Ky projekt, sipas Musmuratit, vjen si një nevojë e domosdoshme për të plotësuar programin jashtëkurrikular me dëshmi të gjalla nga ata që morën pjesë direkt në çlirimin e vendit.

Ligjëratat do të përqendrohen në vlerat e paqes, lirisë dhe rëndësinë e dokumentimit të së kaluarës.

Këtu mund të gjeni postimin e plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një takimi në Klinë, kandidatja për Presidente nga radhët…