Osmani: Puna për forcimin e LDK-së vazhdon edhe në Klinë
10 qershor 2026
| 22:03
Gjatë një takimi në Klinë, kandidatja për Presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike te Kosovës (LDK) shprehu mirënjohjen për strukturat lokale që, sipas saj, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në forcimin dhe rritjen e partisë.
Ajo theksoi se, së bashku me themeluesit e LDK-së dhe aktivistët e rinj, u diskutuan hapat e ardhshëm politikë dhe organizativë, duke nënvizuar se angazhimi për zhvillimin e partisë nuk ndalet me kaq.
“Puna nuk ndalet këtu. Ditë shumë më të mira na presin”, u shpreh kandidatja, duke përcjellë optimizëm për të ardhmen dhe për forcimin e mëtejshëm të LDK-së në gjithë vendin.



