Netanyahu u bënë thirrje qytetarëve libanezë të bashkohen kundër Hezbollahut

11 qershor 2026 | 08:09

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje sot libanezëve të bashkojnë forcat me Izraelin në luftën kundër Hezbollahut, duke theksuar se vendi i tyre është “peng” i lëvizjes shiite të mbështetur nga Irani.

“Izraeli nuk është në luftë me ju. Ne jemi në luftë me Hezbollahun, i cili po e mban peng vendin tuaj”, tha Netanyahu në një videomesazh në anglisht. “Ne dëshirojmë paqe me ju, me Libanin”, shtoi ai.

“Merrni të ardhmen në duart tuaja”, u bëri thirrje Netanyahu libanezëve. “Le të ndërtojmë siguri dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë”, vazhdoi kryeministri izraelit, duke siguruar se “sapo Hezbollahu të shpërbëhet, perspektivat do të jenë të pakufizuara”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina shënon sot 27-vjetorin e çlirimit të saj me një…