Zyrtare: Ylber Ramadani rinovon kontratën me Leccen deri në vitin 2027

11 qershor 2026 | 14:18

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e U.S. Lecce edhe për dy vite të tjera. Klubi italian ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Ramadanit deri në verën e vitit 2027, duke i dhënë fund çdo dyshimi rreth të ardhmes së tij.

Lajmi nuk vjen si surprizë, pasi raportimet për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve kishin qarkulluar që në janar të këtij viti. Tashmë marrëveshja është finalizuar dhe zyrtarizuar nga klubi i Serie A.

Ramadani ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lecces në sezonet e fundit, duke u shndërruar në një pikë referimi në repartin e mesfushës falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe eksperiencës së fituar në futbollin italian.

Me këtë rinovim, Lecce siguron vazhdimësinë e një prej futbollistëve kyç të skuadrës, ndërsa Ramadani do të ketë mundësinë të vazhdojë aventurën e tij në elitën e futbollit italian deri të paktën në vitin 2027.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të ditës së dytë të “Javës së Lëvizjes”,…