Kurti dhe zyrtarët e LV-së bëjnë homazhe për Arbënor Deharin në përvjetorin e tij

11 qershor 2026 | 13:42

Në kuadër të ditës së dytë të “Javës së Lëvizjes”, Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar aktivistin e saj të ndjerë, Arbënor Dehari.

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LV-së, Albin Kurti, së bashku me sekretarin organizativ të LV-së, Alim Rama, ministra, zyrtarë dhe

aktivistë të kësaj partie, vizituan familjen Dehari dhe më pas bënë homazhe te varri i Arbënor Deharit.
Në njoftimin e LV-së, Dehari përshkruhet si një aktivist dhe shembull i angazhimit politik, kujtimi i të cilit vazhdon të mbetet i gjallë brenda organizatës.

“Përvjetori i Arbënor Deharit. Në ditën e dytë të Javës së Lëvizjes, kujtojmë aktivistin, shokun dhe njeriun që vazhdon të mbetet shembull i angazhimit politik brenda organizatës sonë, Arbënor Dehari. Sot, Kryeministri Albin Kurti, bashkë me sekretarin organizativ Alim Rama, ministra, zyrtarë të Lëvizjes dhe aktivistë, vizituan familjen Dehari, për të vazhduar më pas homazhet te varri i Arbënorit. Kujtimi për Arbënorin mbetet i gjallë dhe aktiv, i mishëruar në çdo iniciativë tonën dhe në çdo kauzë të drejtë që përqafojmë. Arbënori na mësoi se idealizmi nuk është larg realitetit; përkundrazi, është forca që e ndryshon atë. Përjetësisht me ne, në zemrat dhe mendjet tona, Arbënor Dehari”, ka njoftuar LV.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prishtinës,…