Malisheva nuk ia beson edicionin e ri Bylbyl Sokolit

13 qershor 2026 | 01:10

Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, dhe KF Malisheva kanë ndarë rrugët. Kështu bëhet e ditur në komunikatën për shtyp të publikuar nga klubi malishevas.

Komunikata e plotë:

“Pas takimit dhe analizës së detajuar të kampionatit ndërmjet kryetrajnerit Bylbyl Sokoli dhe drejtuesve të KF Malisheva, u analizuan rezultatet e arritura gjatë sezonit.

Në përfundim të takimit, me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, u dakordua që bashkëpunimi ndërmjet kryetrajnerit Sokoli dhe KF Malisheva të përfundojë në këtë fazë.

Klubi falënderon trajnerin Sokoli për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, ndërsa trajneri shpreh mirënjohjen e tij për besimin, mbështetjen dhe korrektësinë e treguar nga klubi gjatë kësaj kohe.

KF Malisheva dhe Bylbyl Sokoli ndahen në frymë respekti dhe vlerësimi të ndërsjellë, duke i uruar njëri-tjetrit shumë suksese në vazhdim të rrugëtimit sportiv dhe profesional.”

Me respekt,
KF Malisheva
12 qershor 2026

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shënimi i Ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit - Kompleksi…