ALI AHMETI NË NDERIM TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

13 qershor 2026 | 00:33

Si sot 148 vjet më parë, shqiptarët nga të gjitha anët, duke përjetuar skamje, rrënime, dhunime, persekutime e copëtime nga Perandoria Osmane, u mblodhën në Prizren.

Dhe ne sot jemi mbledhur këtu për ta kujtuar këtë ngjarje të madhe, që s’duhet të mbetet në harresën e shqiptarëve dhe duhet kujtuar brez pas brezi, ashtu siç jemi mbledhur sot këtu përpara shtatores së Nënës Shqiptare.

Këtu pranë Nënës, që është e rrethuar nga bijtë e vet të rënë e të persekutuar në vite të ndryshme; këtu para nesh janë mbi 3000 mbetje mortore të djemve dhe të grave shqiptare, të ekzekutuar vetëm e vetëm pserezistonindhe kërkonin liri për shqiptarët.

Si pretekst për këto masakra u bë viti 1912, sepse shqiptarët u organizuan nga të gjitha anët, nga Llapi e Dukagjini, nga Rrafshi i Kosovës e i Pollogut, që të gjithë të jenë tok së bashku me Ismail Qemalin, për ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarësisë.

Por si atëherë, edhe gjatë Lidhjes së Prizrenit, armiqtë dhe nëntoka nuk pushonin.

Dhe në vitin 1912, tërë delegatët informohen se flamuri nuk do të ngrihet në Durrës dhe se flamuri e pavarësia nuk do të shpallen.

Nga lajmëtarë të këqij të Esat pashë Toptanit, nga revolta që u krijua te delegatët në Mavrovë, kthehen dhe djegin në shenjë proteste komunën serbe në Milicë.

S’vonoi shumë, në tetor i 13-s, bandat çetnike ekzekutuan në Rrafsh të Pollogut, Llap dhe këtu në Kërçovë mbi 1000 të vrarë, që i paraqet Trocki në raportin e tij këtu nga Zajazi për mediumet ndërkombëtare.

Prandaj, nga organizatorët u zgjodh pikërisht këtu përpara shtatores së Nënës Shqiptare dhe pranë bijve e bijave që prehen këtu në dy varreza masive.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit e themeluar më 10 qershor 1878 në Prizren, përbën ngjarjen më të rëndësishme politike dhe kombëtare të shqiptarëve në shekullnë XIX. Ajo shënon organizimin e parë mbarëkombëtar shqiptar me synimin për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe afirmimin e të drejtave politike të shqiptarëve në një periudhë të trazuar të historisë së Ballkanit.

Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, Perandoria Osmane po përballej me dobësim të vazhdueshëm, ndërsa shtetet fqinje ballkanike synonin zgjerimin territorial.

Pas Luftës Ruso-Turke 1877-1878, më 3 mars 1878 u nënshkrua Traktati i Shën Stefanit, i cili parashikonte zgjerime të konsiderueshme territoriale për Bullgarinë, Serbinë dhe Malnë e Zi, duke përfshirë edhe territore të banuara nga shqiptarët.

Shqiptarët nuk ishin të përfaqësuar në këto vendimmarrje dhe rreziku i copëtimit të trojeve të tyre u bë nxitës kryesor për organizimin politik dhe kombëtar.

Për shkak të kundërshtimeve të Fuqive të Mëdha ndaj Traktatit të Shën Stefanit, më 13 qershor 1878 filloi Kongresi i Berlinit, i cili zgjati deri më 13 korrik 1878.

Megjithëse disa vendime u rishikuan, territore të rëndësishme shqiptare vazhduan të mbeteshin objekt i pretendimeve të shteteve fqinje.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte disa objektiva themelore: mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare, kundërshtimin e copëtimit të trojeve shqiptare, Bashkimin e vilajeteve shqiptare në një njësi të vetme administrative, organizimin e rezistencës politike, diplomatike dhe ushtarake, si dhe mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.

Një ndër sfidat më të mëdha të Lidhjes ishte vendimi i Kongresit të Berlinit për t’ia kaluar Malit të Zi krahinat e Plavës dhe të Gucisë.

Forcat shqiptare të organizuara nga Lidhja zhvilluan një rezistencë të fuqishme të armatosur gjatë viteve 1879-1880.

Nën udhëheqjen e komandantëve lokalë dhe me mbështetjen e popullsisë shqiptare, ato arritën të pengojnë zbatimin e këtij vendimi, duke shënuar një nga sukseset më të rëndësishme të Lidhjes së Prizrenit.

Pas dështimit të aneksimit të Plavës dhe Gucisë, Fuqitë e Mëdha kërkuan që Malit të Zi t’i jepet Ulqini.

Lidhja organizoi rezistencë edhe në mbrojtje të Ulqinit, por përballë presionit të madh ndërkombëtar dhe ndërhyrjeve ushtarake osmane, qyteti iu dorëzua Malit të Zi në vitin 1880.

Personalitetet dhe figurat kryesore të Lidhjes ishin: Abdyl Frashëri, ideologu dhe diplomati më i rëndësishëm i Lidhjes, i cili artikuloi programin politik kombëtar shqiptar dhe përfaqësoi interesat shqiptare në arenën ndërkombëtare; Ymer Prizreni, një nga drejtuesit kryesorë politikë të Lidhjes dhe figurë qendrore në organizimin e saj institucional; Sulejman Vokshi, komandanti kryesor ushtarak i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili organizoi forcat e armatosura shqiptare dhe udhëhoqi rezistencën kundër zbatimit të vendimeve që cenonin trojet shqiptare; Shuaip Spahiu, një nga organizatorët dhe drejtuesit më të rëndësishëm të Lidhjes, i cili ishte pjesë e udhëheqjes politike të saj dhe më vonë u zgjodh nënkryetar i Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes së Prizrenit; Ali Pashë Gucia, një nga komandantët më të shquar të mbrojtjes së Plavës dhe Gucisë dhe figurë e rëndësishme e rezistencës shqiptare; Mic Sokoli dhe Jakup Ferri, heronj të rezistencës së armatosur shqiptare, të njohur për trimërinë dhe sakrificën e tyre në mbrojtje të trojeve shqiptare; Iljaz Pashë Dibra, i cili kryesoi Kuvendin themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe ishte një ndër figurat e rëndësishme të fazës së hershme të organizimit të saj.

Shtypja e Lidhjes: Me kalimin e kohës, Lidhja evoluoi nga një organizim për mbrojtjen e trojeve shqiptare në një lëvizje që kërkonte autonomi më të gjerë politike për shqiptarët.

Kjo bëri që Porta e Lartë të ndërmerrte masa ushtarake për shtypjen e saj.

Në vitin 1881, forcat osmane të drejtuara nga Dervish Pasha zhvilluan një fushatë ushtarake kundër Lidhjes.

Pas luftimeve në Kosovë dhe Prizren, Lidhja u shpërbë me forcë dhe ra, ndërsa shumë prej drejtuesve të saj u arrestuan, u internuan ose u detyruan të largoheshin.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit përbën themelin e lëvizjes moderne kombëtare shqiptare.

Ajo shënoi organizimin e parë politik mbarëshqiptar, formulimin e programit kombëtar shqiptar, mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi, bashkimin politik të shqiptarëve përtej dallimeve krahinore e fetare, duke i hapur rrugën drejt pavarësisë së Shqipërisë të vitit 1912.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet simboli i unitetit kombëtar, i vetëdijes politike dhe i përpjekjeve të shqiptarëve për liri, të drejta kombëtare dhe shtetformim.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka qenë guri i themelit për frymëzim edhe në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, me vendosjen e regjimit ushtarak jugosllav në hapësirat shqiptare.

Nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit u frymëzuan gjenerata të tëra, që nga Fazli Grajqevci e deri tek Adem Demaçi; u frymëzuan udhëheqësit, drejtuesit dhe themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, deri në çlirimin e tërësishëm të Kosovës dhe barazinë, lirinë e drejtësinë për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Prandaj, Lidhja e Prizrenit do të mbetet platformë dhe udhërrëfim për ne dhe për gjeneratat që do të vijnë.

Po tani, në një kontekst tjetër, ne i kemi vënë të gjitha në shërbim të integrimit evropian, të avancimit jo vetëm të shqiptarëve në Ballkan si etnitet etnik që jeton në trojet e veta, por si tërësi të Ballkanit Perëndimor, që Ballkanit të mos i përsëriten tragjedi e luftëra si ato të kaluarat.

Prandaj, u takon tërë brezit të politikanëve të mësojnë nga e kaluara, që ajo e kaluar të mos na përsëritet dhe varreza kështu si këto që i kemi përpara të mos na përsëriten më.

Andaj ne do të jemi në shërbim të së ardhmes, por ama nuk e harrojmë të kaluarën, sepse e kaluara është e dhimbshme, e kaluara është e hidhur.

Ne nuk dëshirojmë që kjo e kaluar të na përsëritet, prandaj i thërrasim të gjithë të solidarizohen dhe të jenë në partneritet me ne që luftuam.

Sepse ne që luftuam e duam jetën, e duam lirinë, por nuk negociojmë për identitetin tonë, për dinjitetin tonë, pavarësisht se sa të fortë mund të jenë të tjerët.

E kemi dëshmuar historikisht si komb se jemi të paepur në mbrojtje të vlerave tona kombëtare.

Falemnëderit për praninë juaj në këtë ngjarje kaq të rëndësishme për ne shqiptarët, ngado që jetojmë.

Tani, ashtu siç e thamë edhe në fillim, ky shënim i ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është një bashkëbisedim me kryetarnë.
Ju lutem, koha është e juaja.

PYETJE: Kryetar, fillimisht falemnderit për prezencën tuaj sonte këtu. Një ditë historike, një ditë e rëndësishme për gjithë shqiptarët anembanë. Abdyl Frashëri ka thënë se fara u mboll – fara e cila solli Kongresnë e Manastirit, fara e cila solli pavarësinë në Vlorë, fara e cila solli UÇK-në, pavarësinë në Kosovë, barazinë në Maqedoninë e Veriut e kështu me radhë.

Pyetja ime për ju sot është se si rini, si duhet të përgatitemi dhe të reagojmë kundrejt, fatkeqësisht, atyre tanëve të cilët po shkelin mbi këto të arritura dhe po e shkelin e po e shkulin këtë farë të mbjellë me shumë mund dhe me shumë gjak?

Ose, siç thoni ju, janë kthyer në „hyzmeqarët e agait“? Falemnderit.

Përgjigjja (ALI AHMETI): Tani, historikisht ka pasur bashkëpunëtorë të dashakeqëve, të kundërshtarëve, të armiqve e të pushtuesve të shqiptarëve; historikisht ka pasur bashkëpunëtorë.

E dhimbshme është që edhe në shekullnë XXI të na përsëriten disa ngjarje të dhimbshme të së kaluarës.

Ka pasur bashkëpunëtorë të brendshëm në lidhje me pushtuesin, që kanë bashkëpunuar me Mehmet Ali Maxharin, që i kanë dhënë informacione mbi organizimin e ushtrisë që doli nga Lidhja.

Ka pasur bashkëpunëtorë në vitin 1913, bashkëpunëtorë të çetnikëve serbë, ku kanë dhënë adresa se kush janë ata që rezistonin kundër xhandarmërisë dhe çetnikëve serbë.

Ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas Luftës së Dytë Botërore; ka pasur informatorë gjatë të gjithë lëvizjes revolucionare të shqiptarëve në Jugosllavi që nga lëvizja revolucionare për Bashkimin e shqiptarëve e Adem Demaçit, deri tek lëvizja e Rafi Halilit në vitet ’70.

Unë nuk do të dëshiroja që njerëz që punojnë kundër interesave kombëtare të jenë bashkëpjesëmarrës dhe bashkëautorë në rrënimin e kërkesave, në rrënimin e të arriturave të shqiptarëve këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Dhe uroj që të reflektojnë, të jenë më të kujdesshëm, më të vëmendshëm, sepse mbi vullnetin e popullit, e aq më shumë aty ku derdhet gjaku, nuk mund të ketë ku ta di se sa informatorë e njerëz të mbrapshtë që angazhohen; mbi gjakun nuk mund të fitohet.

Ne me gjak e kemi fituar çdo të arritur që kemi, asnjë dhuratë askush nuk na ka dhënë.

Kështu që bëjnë mirë të reflektojnë, të solidarizohen, t’i bashkohen misionit për të realizuar Marrëveshjen e Ohrit në frymë e në gërmë, se kështu ecet përpara.

Ky shtet është i përbashkët; në këtë shtet duhet të investojmë të gjithë bashkërisht për paqen, për stabilitetin, për sigurinë.
Me vazalë u shpërbë Jugosllavia.
Nuk ndërtohet e ardhmja as me argatë, as me vazalë.

PYETJE: Përshëndetje! Përshëndetje lideri ynë!
Është kënaqësia ime shumë që ju takoj sot këtu në Zajaz, në shtëpinë tuaj, në shtëpinë tuaj.
Dhe pyetja ime për ty do të ishte kjo: Nëse do t’i takoje themeluesit e Lidhjes së Prizrenit, çfarë do t’i thoshe për udhëtimin e shqiptarëve sot? Falemnderit.

Përgjigjje (ALI AHMETI): Çfarë t’i thuash Sulejman Vokshit?
Çfarë t’i thuash Abdyl Frashërit?
Çfarë t’i thuash Ymer Prizrenit, Shuaip Spahisë?
Veç që do t’i mërzitja shumë, sepse për atë shtet të Kosovës janë vrarë djemtë më të mirë të Kosovës për këtë liri që ne e kemi.
Këtu për drejtësi, për atë drejtësi që kemi luftuar, janë vrarë djemtë më të mirë.

Çfarë t’u thuash? Që pas 140 vjetësh, 148 vjetësh më pas…
A i shihni ato varrezat aty?

Aty janë eshtrat, ku nënat kanë varrosur djemtë e vet, ka 22-vjeçarë në oborret e shtëpive; janë hequr me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Eshtrat e tyre janë këtu të vendosura.

E tërë paslidhja është plot plagë e dhimbje, po pa gjak s’fitohet liria.

Edhe kështu do më thoshte Sulejman Vokshi: „Pse, a kërkoni që dikush dhuratë t’ua japë?“
Është e dhimbshme.
Jo rastësisht është Nëna Shqiptare këtu.

Kjo ka një simbolikë shumë të madhe, sepse përpara i ka të gjithë bijtë e vet.

Cilnëdo trim që të vendosje këtu, nuk do të kishte peshë më të madhe sesa nëna, sepse të gjithë të nënës janë; të gjithë janë të nënës.
Llogarisni çfarë dhimbje ka nëna.
Por ne sot do të shohim përpara, drejt së ardhmes, edhe pse situatat jsnë tejet të turbulluara në planet.
Në sekondë prodhohen 3500 euro, në sekondë prodhet pasurimi i uraniumit për bomba bërthamore, në sekondë.

Kështu dhashtë Zoti që të gjithë të reflektojnë dhe të mendojnë më shumë për paqe e për stabilitet, sesa për prodhim të armëve atomike, ku thonë se 3500 euro shpenzime e investime bëhen brenda sekondës.
Tash sa flasim ne, prodhohet e pasurohet uraniumi.

PYETJE: I nderuar, i nderuar komandant.
Ju drejtova ashtu për shkakun që në vitet kur ishit ju komandant apo themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe këtu të Maqedonisë, ne nuk e kemi pasur atë ndjenjë që të jemi bashkëluftëtarë tuaj.
Po një pyetje do t’ju parashtroja.
Së pari do t’ju falënderoja që jeni pjesë e këtij organizimi, pjesë e këtij eventi që shënon Lidhjen e Prizrenit, unitetin dhe unifikimin e popullit shqiptar.
Nëse Lidhja e Prizrenit ishte uniteti i shqiptarëve, pas 148 vjetëve ndodhemi në një situatë, mund të themi, emergjente, si në Shkup, po ashtu edhe në Kosovë.
Cila do të ishte ajo fjalë që do na thoshit neve këtu, të rinjve, që të mund të unifikohemi edhe me vëllezërit tanë, ashtu siç i quan ti, të cilët ashtu na përfaqësojnë jo denjësisht, pa legjitimitet, me të cilët ditë pas dite po e humbim integritetin e thelbin?

Po edhe më e rëndë është, të cilët edhe këta dëshmorë këtu, ku gjendemi sot, qajnë për atë që e kanë tradhtuar kombin. Falemnderit.

Pergjigjje (ALI AHMETI): Tani më ke vendosur në situatë…
A të flas si Abaz apo si Ali Ahmeti?
Ajo që është arritur nuk mund të zhbëhet.
Unë nuk jam politikan që vij prej ekraneve televizive, as prej zyrave.
Ajo që fitohet me gjak nuk shlyhet.
Gjaku nuk lahet.
Dhe e thashë në fillim, të gjitha palët bëjnë mirë të investojnë në paqe, stabilitet e siguri.
Ama unë nuk jam i ekranit, vetëm të dal edhe t’i thyej duart e të them: „Aman, shikoni çfarë na ndodhi!“.
Jo, s’jam ashtu; dy duar për një kokë janë.

PYETJE: Përshëndetje të nderuar anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Shumë i respektuar dhe shumë i nderuar sekretar, përgëzime për organizimin e sotëm këtu në këtë memorial tek Nëna Shqiptare.
Shumë i dashur dhe shumë i respektuar komandant, ashtu si parafolësi do t’ju drejtohem edhe unë.
Fillimisht, gjithsecili nga ne duhet të jetë krenar dhe ballëlart kur të dalim në qytet me miq e me shokë, për arsye se ne vijmë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, një strukturë politike e cila vjen nga kushtrimi i lirisë me në krye kryetarin, liderin, prijësin e shqiptarëve, zotëri Ali Ahmeti.
Kryetar, pyetja ime do të ishte ajo që i tangon të rinjtë për proceset aktuale që ndodhin në shtet: A mos vallë ka ardhur koha që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të pozicionohen në një pozitë politike të re?
Për arsye se në retrospektivë shohim një degradim i cili po merr kahje dhe konotacion negativ: balancuesi, gjuha shqipe…
Gjithë këto të arritura janë falë dëshmorëve, falë Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me në krye Abaz Gjukën, do ta quaja. Falemnderit.

Përgjigjje (ALI AHMETI): Kështu që, dokument me vlerë dhe rëndësi ndërkombëtare e me garanci ndërkombëtare është Marrëveshja Paqësore e Ohrit.
Çdo shmangie nga Marrëveshja e Ohrit nuk është e mirë për ne, as për maqedonasit nuk është e mirë.
Sepse Marrëveshja e Ohrit rregullon raportet midis dy komuniteteve më të mëdha në vend. Marrëveshja e Ohrit ka garanci të Amerikës, të Evropës, dhe të NATO-s.
Çdo tentativë për të dalë me opsione të reja e humb përkrahjen, mbështetjen dhe garancën që ne kemi pasur asokohe nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO.
Ne duhet të insistojmë në respektimin në frymë e në gërmë të Marrëveshjes Paqësore e Ohrit.
Marrëveshja Paqësore e Ohrit është e dobishme sa për shqiptarët, po aq edhe për maqedonasit.
Marrëveshja e Ohrit e avancoi shtetin në NATO, Marrëveshja e Ohrit do e avancojë shtetin në Bashkimin Evropian.

Çdo rrugë kalon përmes Marrëveshjes së Ohrit.

Të rëndësishme janë edhe ajo e Prespës, edhe marrëveshja për fqinjësi të mirë, por themeli i stabilitetit dhe qëndrueshmërisë është Marrëveshja e Ohrit.

Ajo ju garanton marrëdhëniet midis komuniteteve, ajo rregullon statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë e Veriut.

Do të thotë, po.
Unë mbetem në atë që Marrëveshja e Ohrit duhet respektuar, po edhe duhet kërkuar nga ata që e garantuan, që na garantuan, që të jenë pjesë në të njëjtën llogore me ne si Uashngtoni, si Bashkimi Evropian, si NATO që të mos rrezikohet kjo e arritur e përbashkët dhe ky investim i përbashkët.

24 vjet kemi investuar dhe punuar bashkë me Brukselin, me Uashngtonin, me NATO-n dhe me të gjitha kancelaritë e Evropës, përfshirë këtu edhe Londrën.

Dhe thonë se janë kontribues, dhe suksesi 24-vjeçar është sukses i përbashkët bashkë me komunitetin ndërkombëtar dhe forcat politike në vend që kanë pasur angazhim, drejt për së drejti, dhe obligimet që dalin nga vetë Marrëveshja e Ohrit.

Kështu që, çdo shmangie…
Atëherë kërkesat e njerëzve tanë nuk mund t’i ndalim; dikush del për konfederatë, dikush del për ndarje, dikush për copëtime.
Ne jemi parti politike dhe kemi përgjegjësi se si i drejtojmë njerëzit, se si i udhëzojmë njerëzit, sepse njerëzit na kanë besuar 24 vjet, na besojnë edhe 24 vjet të tjera të sigurta, po se po, të ardhshmet; nuk ka forcë politike që na konkurron.

PYETJE: Atëherë, përshëndetje kryetar.
Dihet që Lidhja e Prizrenit kërkonte bashkim, dinjitet dhe përparim për shqiptarët.
Pas më shumë se dy dekadash, pra, ju jeni figura qendrore e politikës shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut.
A mendoni se shqiptarët sot janë më afër këtyre idealeve apo janë më larg? Falemnderit.

PËRGJIGJE (ALI AHMETI): Tani, kjo është një çështje që duhet studiuar nga filozofë e psikologë.
A e keni parë?
Ore, një moti ishim më të disiplinuar, ishim më të edukuar, ishim më shumë… mësonim më shumë, punonim më shumë.
Tani s’punojnë, tani nuk mësojnë.

Mirëpo, që këtu të hysh tek të rinjtë, me siguri që 90% e të gjithëve flasin nga dy gjuhë të huaja.
Kur unë kam qenë në shkollë, asnjë gjuhë s’e kemi ditur.
Po të hysh te klasat e para, të dyta, të treta të fillores, flasin nga një gjuhë të huaj.

Dhe thonë se teknologjia e ka bërë të veten, informacioni e ka bërë të veten.
Jepi të dhëna inteligjencës artificiale, të jep të gjitha informacionet ndaç histori, ndaç gjeografi, ndaç mjekësi, ndaç fizikë.
Po thonë: po ta bëjmë krahasimin…
Që po ta bëjmë një krahasim, në protestën e studentëve, sigurisht që këtu pjesa dërrmuese keni qenë.
Kush ishte parulla që dominoi?

Unë në televizor e dëgjova: „UÇK“ ka qenë parulla që dominoi nga të gjitha parullat.
Çfarë është ajo?
Ajo është se e vlerësojnë, të rinjtë e vlerësojnë. Sepse ajo gjuhë është me gjakun e atyre që kanë qenë moshatarë me ata që protestojnë.
Ata që protestojnë kanë 22 vjet, kanë 21 vjet; ata kanë lindur pas lufte, ata që bërtisnin „UÇK, UÇK“.
Po, dhe kjo është respekt.
Kjo është respekt që ju keni ardhur këtu përpara Nënës Shqiptare, ju që jeni ata.

Unë nuk e di çfarë shembulli të marr tjetër.
Keni ardhur nga katër anët, jeni këtu.
Të rinj, bëjmë 100… e kujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
A nuk ka vlerë kjo?

PYETJE: Atëherë, ju falënderoj kryetar.
Desha t’ju falënderoj për çdo fjalë frymëzuese që na jepni secilën herë.
Pyetja ime ishte: cila është përgjegjësia jonë përballë sakrificave të brezave që na paraprinë?

PËRGJIGJE (Ali Ahmeti): Keni përgjegjësi të madhe, sepse na presin përballje goxha të forta.

Unë nuk i takoj kampit skeptik që ky vend nuk do të jetë nesër në Bashkimin Evropian; unë jam optimist.
Të jesh anëtar në Bashkimin Evropian duhet të kesh ndërtuar vlera shumë të forta, sepse konkurrenca është shumë e fortë.
Ne duhet të kapim dijen.
Duhet të rrisim nivelin me ekspertë të të gjitha fushave – që nga arsimi fillor e deri tek shërbimet shëndetësore e teknologjia ushqimore.

Do të kërkohen standarde, do të kërkohet standard më i lartë.

Për të arritur standarde, sigurisht duhen edhe ekspertë; nuk mundemi pa ekspertë të arrijmë aty ku duhet.

Jeta është tepër dinamike, tepër dinamike është jeta. Kështu që unë besoj, dhe fort besoj, që ne kuadro kemi, atyre vetëm që duhet t’u jepet mundësia.

Dhe çfarë ka bërë Bashkimi Demokratik për Integrim? Unë nuk i kam punësuar, unë ua kam dhënë mundësinë.

Sepse ka nga ata që thonë: „I punëson Bashkimi Demokratik për Integrim“.
Nuk punëson Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk është vend social.
Bashkimi Demokratik për Integrim jep mundësinë, punon, lufton, reziston për përfaqësim të drejtë.
Dhe krahasimet bëjini sot me dje si kanë qenë.
Dalin në konkurs 50 maqedonas e një shqiptar.
Nuk është e mirë, nuk është e mirë kjo.
Nuk i shërben së ardhmes, nuk i shërben paqes, nuk i shërben marrëdhënieve ndëretnike.
Kostoja është e lartë duke i futur etnitë nëpër përplasje.
Kështu që unë besoj shumë, dhe nuk ka forcë më poshtë që të më fusë në kampin e skeptikëve; unë jam optimist.

PYETJE: Kryetar, ju na keni mësuar ashtu, që të shohim shumë larg përpara, për arsye se këta janë e ardhmja e Bashkimit Demokratik për Integrim.
I nderuari kryetar, meqenëse ideali i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte, edhe siç e dimë edhe ne, bashkimi i shqiptarëve, pse në kohët e fundit duket se shqiptarët janë më të përçarë dhe më të ndarë politikisht, dhe jo të bashkuar për interesat kombëtare?
Dhe si mendoni se ne si rini mund të kemi ndikim pozitiv në këtë aspekt? Falemnderit.

PYETJE: Përshëndetje i nderuar komandant, lider i shqiptarëve.
Përshëndetje e nderuar rini e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Kisha një pyetje përsa i përket këtij Kompleksi ku jemi sot.
Pra, gjendemi në një ditë historike, në një kompleks mjaft historik.
Desha të pyes pak për figurën që e kemi të vendosur këtu, pak për simbolikën e Nënës Shqiptare:
Pse është vendndodhja këtu?
Pse po e mban dorën në zemër?
Sepse mendoj se njohja e simbolikës dhe historisë veç na bën më gati për sfidat e të ardhmes. Ju falemnderit.

Përgjigjje (ALI AHMETI): Fillimisht, Faik Konica ka thënë: „Ruaje Zot Shqipërinë prej shqiptarëve, se prej të huajve e ruajmë vetë“.
Në çdo komb, pas zhvillimeve të mëdha, të luftërave të mëdha, i ka përjetuar këto përplasje; nuk jemi as të parët, as të fundit, nuk do të jemi.
Por unë mendoj që kthim pas nuk ka.
Gjeneratat e reja mendojnë shumë racionalisht. Unë një porosi e kam për ju: mos u bëni grindavecë, mos u hidhëroni shpejt, mos reagoni vend e pa vend.
Kontribuoni me urtësi, sepse urtësia është nëna e çdo fitoreje.
Çfarë na ka bërë neve fitimtarë?
Filloni prej meje dhe të gjithë juve: urtësia, mençuria dhe vendosmëria këto na kanë bërë fitimtarë dhe mbetemi fitimtarë, sepse mbi të gjitha kemi vendosur vlerat e mençurinë në shërbim të komunitetit, të njerëzve, dhe në vazhdimësi jemi përpjekur e kemi luftuar të keqen.
Dëgjoni, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk shan. Pak flet, po ama nuk shan.
Po ama kur flet, a e keni parë si kërcëllin Ballkani?
E kështu që do të kalohen edhe këto dallime që ekzistojnë, se të gjithë do të mësojnë nga gabimet.
Të gjithë do të mësojnë.
Por ne askush nuk mund të na fusë në greminën e së keqes, s’mundet.
Kemi investuar shumë në njerëz, në ekipe, në ekspertë si në fushën e politikës, si të shkencës, si të ekonomisë, dhe jemi të gatshëm për çdo përballje, por me mend, jo duke qenë me flakë në kokë e këtu akull; këtu zjarr, këtu akull.
Është simbolike.
Tani, skulptori është skulptori më i madh i kombit, Thoma Thomai.
Skulptori ka marrë disa fotografi para 80 vjetësh, që ekipi ia ka siguruar 20, 30, 50 fotografi të nënave origjinale të para 100 vjetëve.
Dhe Thoma Thomai është bazuar duke marrë prej të gjithave, ka pak prej të gjitha nënave e ka bërë një Nënë.
Në skulpturë, dorën në zemër e ka.
Pse?
U drejtohet të gjithë bijve të vet: „Ju kam në zemër“, edhe pa dallim.

PYETJE: Atëherë, përshëndetje për të gjithë.
Besoj dëgjohem.
Kryetar, falemnëderit shumë për fjalët e thëna deri tash.
Unë mendoj që ne si të rinjë jemi me fat që jemi të rreshtuar pas jush.
Edhe mendoj që partia jonë është një familje e madhe ku ka vend për të gjithë.
Edhe mendoj që ne si të rnëj duhet të ndihemi shumë krenarë për këtë.
Unë kisha një pyetje: Në momentin që historia do ta shkruajë kapitullin për ju si lider i suksesshëm, cila do të ishte ajo fjali të cilën do të donit të ngelej dhe të trashëgohej brez pas brezi?

Përgjigjje (ALI AHMETI): Fjali… fjalia ime?
Tani më ke gjetur të papërgatitur për këtë…
Sinonimi i sakrificës dhe i dashurisë.
Sepse unë nuk shkruaj kujtime, edhe nuk do të shkruaj.
Sepse po të shkruaj, duhet t’i shkruaj ashtu siç janë.
Të shkruash ashtu siç janë, tani do t’i kontestojë ndonjëri.
Kështu që, 50 vjet pasi të vdes unë, le të shpalosen dokumentet.

PYETJE: Përshëndetje kryetar, përshëndetje për të gjithë.
Kisha një pyetje: Si do t’i ishit përgjigjur kryeministrit të Kosovës për gjuhën shqipe?
A është zyrtare gjuha shqipe këtu në Maqedoninë e Veriut apo jo?
Apo a ka ligj për gjuhën shqipe apo jo? Falemnderit.

Përgjigjje (ALI AHMETI): Shiko, unë mendoj që zoti Kurti është ngutur pak; nuk i ka parë informacionet e sakta që e kanë informuar.
Sepse i kam dëgjuar edhe këta tanët këtu duke folur se: „Gjuha shqipe nuk është zyrtare, do e bëjmë një gjuhë më të mirë, një ligj më të mirë“.
Mendoj që zoti Kurti është viktimë e informacioneve të gabuara që ia kanë dhënë.
Dhe çfarë t’i them unë?
Gjuha shqipe është… ligji thotë se gjuha që e flasin mbi 20% është gjuhë zyrtare, siç do të përcaktohet me ligj.
Ligji është.
Po pse është 20%?
Sepse edhe këtu 20% e kemi bërë, është kompromis.
Dhe kompromisin e kemi bërë me Amerikën, Evropën dhe NATO-n.
Do të thotë, në marrëveshjen origjinale, në Marrëveshjen e Ohrit e kam nënshkruar unë në 70 faqe, inicialet ku fillon rreshti i parë: emri, mbiemri dhe nënshkrimi ku mbaron rreshti i fundit është gjuha shqipe, është shqiptar.

Dhe kur filluan negociatat në Ohër më kanë thirrur negociatorët, ndërmjetësuesit, lehtësuesit: „Nuk rrezikohet, nuk cenohet substanca e marrëveshjes dhe mos e rrezikoni të arriturën“.

Ka qenë Universiteti i Tetovës, legalizimi i Universitetit të Tetovës. „Mos e rrezikoni substancën, ne jemi pas jush“.

Zyrtarizohet Universiteti i Tetovës.
Janë hequr tabelat e traktorit, do të thotë Marrëveshja e Ohrit është kompromis.

A është 20%, a është shqipe, materia është ajo, nuk e ndryshon.
Ligji është për përdorimin e gjuhës shqipe.
Gjuha shqipe është zyrtare; gjuha që e flasin mbi 20% në Republikën e Maqedonisë, gjithashtu është zyrtare.
Kjo është Marrëveshja e Ohrit.
Prandaj them që të mos bëjmë akrobacione e të dalim me kërkesa të reja.
Po qëndrojmë fort pas marrëveshjes bashkë me ata që kemi punuar bashkë me Uashnëgtonin, Brukselin dhe NATO-n.

PYETJE: Përshëndetje të gjithëve.
I nderuar kryetar, për gjithë asaj veprimtarie çlirimtare e politike që keni bërë për popullin shqiptar si në Kosovë, edhe në Maqedoni, megjithëse të shajnë, përsëri ngeleni personi më i besueshëm, politikani më i besueshëm i shqiptarëve në Maqedoni.
Sonte kam dy pyetje për ty: E para, çfarë i ka ngelur peng Ali Ahmetit?
Dhe e dyta, edhe çfarë do të doje të arrije për ne, për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, përpara se të largoheshe prej politike? Falemnderit.

Përgjigjje (ALI AHMETI): Po unë s’largohem prej politike!
Shikoni tani, çfarë më ka mbetur peng: a ka mundësi më mirë të bëhen gjërat?
Sigurisht që ka mundësi më mirë.
A ka patur lëshime e gabime për 24 vjet? Sigurisht që ka patur lëshime e gabime.
Mirëpo, ne kemi ecur në shtigje të pahapura, në shtigje të pashkelura.
Ne i kemi hapur shtigjet dhe, sigurisht, duke hapur shtigje ka edhe lëndime.
Ka dikush që ka keqpërdorur besimin, dikush nuk i ka dhënë të gjitha aftësitë edhe mundësitë që i ka pasur.
Por ama, gjërat i kemi lëvizur shumë mirë gjëra me vlerë: simbole, gjuhë, përfaqësim të drejtë me dinjitet e me identitet.
A kanë mundur edhe më shumë?
Sigurisht që kanë mundur më shumë edhe më mirë.
Të vetmin peng që kam, ky ka qenë.
Mirëpo unë, nga Struga deri në Likovë e Kumanovë, vjet për vjet i kam takuar njerëzit dhe u kam thënë: „Ore, na i thoni hapur gjërat. Na i thoni hapur gjërat: ku gabojmë, ku s’gabojmë, ku e kemi mirë e ku e kemi keq“.
Kjo na ka mbajtur edhe gjallë, na ka mbajtur që na kanë përkrahur njerëzit, dhe nuk është pak.
Unë jam mirënjohës dhe nuk e di, nuk ka rast që 24 vjet rresht të ketë vetëm fitore.
Dhe kjo është përgjegjësi e të gjithë anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.
24 vjet na kanë besuar njerëzit.
Të besosh është punë e shenjtë.
Por ama, ta shkelësh besimin, a është panjerëzillëku më i madh?
Kështu që do të vazhdojmë të punojmë.
Jemi në zhvillime shumë të reja të reformatimit e të renovimit të Bashkimit Demokratik.
Përditë gati kemi kuvende nëpër degë, zhvillohet debat nëpër degë, organizim bëhet nëpër degë.
Besoj deri në fund të qershorit ta mbyllim.
E për të sharat, shikoni: nëse më keni dëgjuar ndonjëherë të fyej apo të shaj shqiptar, ma thoni. Një herë e kam gabuar, i ra pishman që thashë „me horra s’ulem“, mirëpo iku ajo.
A e dini pse?
Unë kam qenë para 19 vjetëve, jo larg nga këtu, nja 10 km është qyteti i Kërçovës.
Unë kam qenë i lidhur para radiatorit; kanë sjell mbi mua sikur të sjellnin mbi dru, më shanin nënën shqiptare.
Dhe s’guxoja t’ua ktheja.

Po kur atij s’ia kam kthyer, unë tokë, bukë e shqiptar nuk shaj dhe nuk i hidhërohem shqiptarit.
Unë e thashë në fillim: unë nuk vij si politikan nga ekranet televizive; unë vij nga plagët e popullit tim, nga vuajtjet e popullit tim.
Unë e di si jeton çobani, unë e di si jeton gurbetçari, unë e di se si jeton dhe çfarë përjeton nëna e luftëtarit.
E nëna e dëshmorit, çfarë vuajtjesh ka.
Mos kujtoni që e kam aq të lehtë kur unë i përqafoj nënat e shokëve të mi, mbase ato më duan e më respektojnë.
Mirëpo mua më shkon mendja se edhe unë do e kisha djalin si Ali Ahmetin, të më përqafonte edhe djali im; mua më shkon mendja.
Nuk e kam të lehtë.

Zajaz, 10.06.2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Hasani, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, ka kritikuar deklaratat…